Delegation of the European Union to Jamaica, Belize, Turks and Caicos Islands, Bahamas and the Cayman Islands

Tregimet e suksesit të EIDHR: Si të bëhemi më shumë si BE? Të shohim praktikat më të mira të të drejtave të njeriut të anëtarëve të tij!

01/06/2021 - 17:16
News stories

Si Shtetet Anëtare të BE-së kanë trajtuar apo trajtojnë sfidat me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë së Veriut në ushtrimin e të drejtave të tyre: si punëtorë, konsumatorë, si persona me aftësi të kufizuara, si anëtarë të komunitetit LGTBI…, ose thjesht si individë që kanë të drejtë në mbrojtje të plotë ligjore dhe shëndetësore, përfshirë ajrin e pastër.. Dokumentarët e prodhuar me ndihmën e BE-së përpiqen që të gjejnë përgjigjen aty për aty dhe të frymëzojnë veprime në vend – duke pasur parasysh se respektimi i të drejtave të njeriut është thelbësor. Duke filluar nga 1 qershori, ju mund t’i shihni ata në Alsat-M TV çdo të martë dhe të premte.

 

Një seri prej dhjetë dokumentaresh me titull “A i ngjajmë BE-së” po hedh një vështrim më të afërt për atë se si është të jetosh në BE. Dhe që është më e rëndësishme, se si shtetet e BE-së kanë tejkaluar apo kanë trajtuar disa prej sfidave me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë së Veriut në fusha të ndryshme të jetës.

Ky program televiziv i përgatitur nga OJQ Konfidens nga Shkupi dhe produksioni i saj Balkon3, me ndihmën e instrumentit Europian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (IEDDNJ -EIDHR), përpiqet që të zbulojë ato pjesë të mozaikut të cilat i mungojnë vendit për të ngushtuar hendekun me BE-në kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të njeriut. 

Ekipi i produksionit u përpoq që ta bëjë këtë përmes intervistave me bashkëbiseduesit relevant në Maqedoninë e Veriut dhe Shtetet e ndryshme Anëtare të BE-së. Dhe kanë arritur në këtë përfundim: se ndonjëherë duhen disa hapa; herë tjera kërkohen reforma serioze dhe të gjata. Këto duhet të jenë të shoqëruara me ndryshime në mentalitet dhe krijim të praktikave.

Menaxherja e projektit, Katerina Dimovska, thotë se dokumentarët janë zhvilluar bashkarisht me organizatat e shoqërisë civile, institucionet, gazetarët dhe palët tjera të përfshira.

“Ne kemi krahasuar situatën në Maqedoninë e Veriut dhe praktikat më të mira në Shtetet Anëtare të BE-së dhe kemi zbuluar atë që nevojitet që të bëjnë institucionet me qëllim që të arrijnë standardet e BE-së. Çdo dokumentar përfshin një temë të ndryshme dhe bën një paralele me një Shtet Anëtar të BE-së. Inçizimi i dokumentarëve tanë në kohë të pandemisë nuk ishte aspak i lehtë – kufijt ishin të mbyllur dhe njerëzit ishin nën presion që të shmangin kontaktet. Megithatë, ne arritëm që të bëjmë dhjetëra intervista me ekspertët, përfaqësuesit e institucioneve dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut”, ka thënë Dimovska.

Shefkije Alasani Dika, një gazetare që ishte pjesë e ekipit, e përshkruan këtë projekt si një përvojë të shkëlqyer, përkundër sfidave të imponuara nga pandemia.

"Në vetëm disa muaj unë intervistova reth 100 persona me profesione të ndryshme dhe kisha mundësinë që të shohë nga afër çështjet me të cilat ata merreshin. Në këtë mënyrë unë kam mësuar shumë për problemet me të cilat përballet shoqëria jonë. Kishte një intervistë që më ka ndihmuar që jo vetëm të mësojë shumë gjëra të reja, por gjithashtu edhe të rrisë motivimin tim. Profesori Karri Ginter (Carri Ginter) nga Estonia na ka dhënë një porosi të qartë për atë se çfarë duhet të mësojmë nga shteti i tij: asgjë e mirë nuk ndodh nga mrrekullia por ndodh nëse punojmë shumë” ka thënë Alasani Dika. 

Por projekti shkon një hap përtej shfaqjes të disa prej praktikave më të mira të BE-së.

“Ekipi i projektit gjithashtu punon që të fuqizojë më  tutje mbrojtësit e të drejtave të njeriut në nivel lokal. Ne planifikojmë që të organizojmë kurse trajnimi për 45 përfaqësues të OJQ-ve lokale dhe mediave për përdorim të mençur të teknologjive të mençura në ngritjen e çështjeve për të drejtat e njeriut. Në këtë mënyrë do të sigurojmë se në nivel lokal, mbrojtësit e të drejtave të njeriut do të dijnë se si të adresojnë problemet, dhe se ku të kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi”, ka thënë Nikola Ilievski, presidenti i Konfidens.

Ekipi i projektit beson se të bëhesh anëtarë i BE-së është më shumë se sa të bëhesh pjesë e një tregu të vetëm. Kjo nënkupton të bëhesh pjesë e fushës të vetme në të cilën respektohen dhe mbështeten në mënyrë aktive të drejtat e njeriut  - përmes kombinimit të politikave vendore dhe të përbashkëta të BE-së.

Shihni dokumentarët në Alsat-M TV çdo të martë dhe të premte, duke filluar nga 1 qershori.