Delegation of the European Union to Honduras

Guxoni të ëndërroni, vajza! BE shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

11/10/2017 - 15:54
Lajmet

“Kemi përgjegjësinë që t’u themi vajzave tona se ato mund të bëhen çfarë të duan në jetë” – Federica Mogherini, Buletini për të Drejtat e Vajzave

girl child, international day of the girl child, girl empowerment, women, child, gender, human rights,
©Flickr/Rod Waddington 
 

Që prej vitit 2012, 11 tetori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Vajzave, në vijim të një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kjo ditë synon të nënvizojë dhe trajtojë nevojat dhe sfidat me të cilat përballen vajzat, ndërsa promovon fuqizimin e vajzave dhe përmbushjen e të drejtave të tyre njerëzore. BE-ja është aktive në Bruksel dhe në mbarë botën për të shënuar ditën dhe për të promovuar investimin tonë të vazhdueshëm për të drejta dhe mundësi të barabarta.

 

Një nga nismat është mbështetja e BE-së për #GirlsTakeover të organizatës Plan International, një veprim global që parashikon që 1000 vajza dhe gra të reja të zënë pozicione me pushtet në mbi 60 vende. Java Evropiane e Veprimit për Vajzat, 9-13 tetor, përfshin disa pjesëmarrës në Takeover në Bruksel, ndër të cilët Zëvendës Presidenti i Parë Frans Timmermans, i dorëzoi simbolikisht detyrën e tij për pjesën e pasdites Ritah Nakaayi-t, një zonjë 23 vjeçare nga Uganda. Nakaaayi mbajti një fjalim të cilin duhet ta mbante Timmermans në Konferencën e Indeksit të Barazisë Gjinore .

 

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini ka folur gjithashtu mbi rëndësinë e investimit për vajzat në një intervistë për Buletinin për të Drejtat e Vajzave.

 

Në intervistë Mogherini përshkruan se si Bashkimi Evropian e ka vendosur fuqizimin e vajzave dhe grave në zemër të politikës sonë të jashtme. “Dhe puna jonë po jep fryte”, thotë ajo. "Në 10 vjet, 300.000 studente femra janë regjistruar në arsimin dytësor falë programeve të financuar nga Komisioni Evropian. Rrjeti ynë global i Delegacioneve të BE-së po punon me qeveritë kombëtare për t’i ndihmuar ato të hartojnë programe specifike për promovimin e barazisë gjinore në të gjitha vendet".

 

"Ne e dimë se veprimi ynë mund të bëjë një ndryshim të vërtetë", vazhdon ajo. "Gjatë muajve dhe viteve të fundit ne e kemi rritur angazhimin tonë ndaj fuqizimit të grave, me Strategjinë Globale për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Konsensusin e ri Evropian mbi Zhvillimin dhe emërimin – për herë të parë, në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian – të një Këshilltareje të Lartë për Çështjet Gjinore dhe Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Kombeve të Bashkuara 1325 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë".

 

Mogherini shton, se me nismën e saj, BE-ja ka nënshkruar gjithashtu Deklaratën e Përbashkët 2016 me UN Women, që parashikon zhvillimin të ndërsjellë dhe forcimin e bashkëpunimit për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në mbarë botën, për të arritur një Planet 50-50 deri në vitin 2030.

 

Ajo përmendi gjithashtu “Nismën Spotlight” prezantuar nga BE-ja dhe Kombet e Bashkuara në shtator, në Nju-Jork, që fokusohet tek eliminimi i gjithë formave të dhunës kundër grave dhe vajzave në vendet partnere në pesë rajone.

Mogherini siguron se "pa dyshim ne, në Bashkimin Evropian, do të vazhdojmë të punojmë për të krijuar mundësi të reja dhe më të mira për vajzat, për të siguruar që të mos ketë kontradiktë mes të qenit nënë dhe një profesioniste e zonja, për të hapur kanale të reja për gratë që të angazhohen në jetën publike të vendeve të tyre".

 

"Mund të mbështeteni te Bashkimi Evropian për të qenë partneri dhe sponsori juaj, derisa çdo vajzë të ketë mundësitë që meriton", e përmbylli Mogherini.