Delegation of the European Union to Georgia

Deklaratë e Maja Kocijancic, Zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit

Brussels, 22/11/2019 - 18:15, UNIQUE ID: 191122_19
Statements by the Spokesperson

Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme.

Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.


Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.


Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë. 


Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë.

Languages:
Seksionet editoriale: