Delegacioni i Bashkimit Evropian në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë

Rreth Delegacionit të BE-së në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë

12/05/2016 - 12:30
About us - structure and organisation

Delegacioni në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë — çfarë bën, çfarë shpreson të arrijë dhe personeli i tij.

Me hyrjen nё fuqi tё Traktatit tё Lisbonёs, mё 1 dhjetor 2009, BE-ja ёshtё e pёrfaqёsuar nё ish Republikёn Jugosllave tё Maqedonisё nga Delegacioni i Bashkimit Evropian. Nё suaza tё Traktatit tё ri "Delegacionet e Bashkimit Evropian do tё vendosen nё suaza tё autoritetit tё Pёrfaqёsuesit tё lartё tё Bashkimit Evropian pёr Marrёdhёnie tё Jashtme dhe Politikё Sigurie. Ato do tё veprojnё nё bashkёpunim tё ngushtё me misionet diplomatike dhe konsulare tё Shteteve Anёtare". Delegacionet pёrfaqёsojnё Bashkimin Evropian dhe u shёrbejnё interesave tё Bashkimit Evropian nё mbarё botёn. Nё tёrё botёn ekzistojnё mbi se 130 Delegacione.

Delegacioni i Bashkimit Evropian nё ish Republikёn Jugosllave tё Maqedonisё u hap zyrtarisht nё mars tё vitit 2000. Delegacioni i Bashkimit Evropian ёshtё lidhja midis autoriteteve nacionale dhe institucioneve tё BE-sё. Qё nga momenti i marrjes sё vendimit tё Kёshillit Evropian pёr tё njohur vendin si kandidat pёr anёtarёsim nё BE (Konkluzat e Presidencёs 15914/05 nga data 16 dhjetor 2005), puna e Delegacionit tё Bashkimit Evropian ёshtё fokusuar kryesisht nё monitorimin dhe harmonizimin me kriteret politike dhe ekonomike pёr anёtarёsim nё BE, dhe nё harmonizimin e legjislacionit me atё tё BE-sё, si dhe kapacitetit pёr tё implementuar dhe pёr tё vёnё atё nё fuqi.

Njё nga detyrat kryesore tё Delegacionit ёshtё tё informojё autoritetet, institucionet, mediat dhe qytetarёt e ish Republikёs Jugosllave tё Maqedonisё lidhur me procesin para-anёtarёsues dhe mbi institucionet dhe politikat e BE-sё. Delegacioni gjithashtu mban kontakte tё rregullta me institucionet akademike, komunitetin afarist dhe pёrfaqёsuesit e shoqёrisё civile.

Nё rrugё drejt anёtarёsimit, Bashkimi Evropian siguron ndihmё tё vazhdueshme financiare, nё mёnyrё qё tё ndihmojё vendin nё reformat e domosdoshme. Delegacioni i Bashkimit Evropian ёshtё autoritet kontraktues pёr mё shumё sё 250 projekte tё pёrfunduara dhe aktuale. Delegacioni gjithashtu ofron mbёshtetje pёr krijimin dhe zhvillimin e kapacitetit tё plotё funksional tё strukturave tё nevojshme pёr menaxhimin e Programeve Para-Anёtarёsuese tё financuara nga BE-ja, pёrkrah dhe mbikqyr institucionet nacionale, pёrgjegjёse pёr zbatimin e procedurave tё decentralizuara.

Të nderuar vizitor,

Mirësevini në faqen tone të internetit!

Shpresoj se këtu do të gjeni akses të lehtë të informacioneve në lidhje me qëllimet, aktivitetet dhe institucionet e Bashkimit Evropian në përgjithësi, por edhe informacione për vendin tuaj si dhe ato globale.
Këtu do t’i gjeni gjithashtu edhe informacionet e fundit lidhur me procesin e zgjerimit dhe ndihmën që Bashkimi Evropian e ofron.
Unë shpresoj se faqja jonë e internetit do t’ju ndihmojë që të kuptoni më mirë se si funksionon Bashkimi Evropian, procesi i integrimit evropian dhe puna jonë në Delegacionin e BE-së. 
Ju lutemi na kontaktoni lirshëm drejtpërdrejtë me sugjerimet tuaja ose dhe kur keni nevojë për informacione plotësuese.

Samuel Zhbogar
Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian

  • Samuell Zhbogar

Ndihmës i Shefit të Delegacionit

  • Paula Sehalvo Kabral

Shef për politikë dhe drejtësi, punë të brendshme, informacion dhe komunikim;

  • Llukash Holub

Shef i sektorit për bashkëpunim

  • Nikola Bertolini

Shef operativ 1: Ekonomi dhe Financa

  • Jaromir Levicek

Shef operativ 2: Zhvillim rajonal, politikë sociale, bujqësi, bashkëpunim ndërkufitar

  • Virve Vimpari

Shef i Financave dhe Kontratave

  • Veronika Autla

Shef i Administratës

  • Bruno Kasiede

Kontakt personi për të drejtat e njeriut