The European Union Delegation to Egypt

'Zoti Ekziston, Emri i Saj Është Petrunija' fiton çmimin e Parlamentit Evropian për film

27/11/2019 - 17:39
Lajmet

Ky është filmi i parë prej Maqedonisë së Veriut që ka fituar këtë çmim prestigjioz

Filmi i regjisores Teona Mitevska që u përshkrua si kontribut i rëndësishëm për betejën feministe kundër shoqërive konservatore fitoi çmimin 'LUKS' për film të këtij viti, nga Parlamenti Evropian.

'Zoti Ekziston, Emri i Saj Është Petrunija' është bashkë-produksion i Maqedonisë së Veriut, Belgjikës, Sllovenisë, Kroacisë dhe Francës. Filmi tregon për një grua të re të papunë që kap kryqin e shenjtë gjatë ceremonisë ortodokse të Ujit të Bekuar. Papritur, ajo fiton qasje në një traditë fetare që zakonisht është e rezervuar vetëm për burra. Filmi vetëm më ka fituar një sërë çmimesh në festivale në mbarë botën.

Kryetari i Parlamentit Evropian David Sasoli ia dorëzoi çmimin ekipit fitues. "Duhet ta shfrytëzojmë mundësinë që të hulumtojmë temat e imigracionit, të drejtën e mbrojtjes shëndetësore, feminizmit dhe etikës politike nëpërmjet filmave që konkurrojnë për çmimin LUKS. Trajtimi i ndryshimeve klimatike, i të kaluarës sonë koloniale, ose shqyrtimi i modelit tonë të shoqërisë nëpërmjet filmit është një sfidë stimuluese që duhet të inkurajohet. Ne jemi parlamenti i vetëm në botë që jep çmim për film. Duhet të mburremi me këtë", tha Sasoli.  

Edhe dy filma tjerë ishin në konkurrencë të ngushtë për çmimin për vitin 2019: filmi dokumentar "Rasti i pazgjedhur Hamarsjild" i Mads Bruger (bashkë-produksion i Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë dhe Belgjikës), dhe "Mbretëria" e Rodrigo Sorogojen, bashkë-produksion spanjoll dhe francez. Çmimi LUKS jepet prej vitit 2007.