Delegation of the European Union to China

Thirrje për shprehje interesi: pozicion vakant në kuadër të Programit IPA CBC Shqipëri-Kosovë – Drejtues i SPT

08/07/2019 - 17:17
Local agents

Në kuadër të Programit IPA CBC Shqipëri-Kosovë 2014-2020 (financuar nga BE), Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Shqipëri) në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (Kosovë) dhe Delegacionin e BE në Shqipëri, ftojnë të interesuarit për të shprehur interes për pozicionin vakant të punës si në vijim.

 

Procedura e Aplikimit:

 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

  • Letër motivimi në anglisht;
  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
  • Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera);
  • Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;
  • Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, librezë pune, etj.

 

Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni  Termat e Referencës: terms-of-reference-for-the-head-of-jts-al-ks  këtij njoftimi.

 

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës 25 Korrik 2019, ora 16.00, në adresën si në vijim: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Fondeve të BE-së, Bulevardi Gjergj Fishta, Nr. 6, Tiranë, ShqipëriSubjekti: Aplikim për pozicionin “Drejtues i SPT – Programi IPA CBC Shqipëri-Kosovë 2014-2020″.

 

Vetëm kandidatët e short-listuar do të kontaktohen për intervistë.

Languages:
Seksionet editoriale: