Delegation of the European Union to Bangladesh

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja

12/05/2016 - 12:30
EU relations with Country

Këto faqe ofrojnë informacion rreth marrëdhënieve mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fusha të tilla si marrëdhëniet politike dhe ekonomike, tregtia dhe dialogu me shoqërinë civile.

Vendi ishte kombi i parë i Ballkanit Perëndimor që nënshkroi një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi (MSA) me BE-në, që hyri në fuqi në prill 2004. MSA-ja synon të liberalizojë tregtinë për 95% të eksporteve me BE-në.

Komisioni i Përbashkët Parlamentar i BE-së dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë u krijua në vitin 2004. Komisioni shqyrton të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes dy palëve, veçanërisht zbatimin e MSA-së.

Në dhjetor 2005, Republikës së Maqedonisë së Veriut iu dha statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Në shkurt 2008, BE-ja miratoi Partneritetin e Anëtarësimit për vendin, i cili përditësonte marrëveshjen e mëparshme të Partneritetit Evropian të janarit 2006.

Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë sl Veriut iu dha e drejta e udhëtimit pa viza në zonën Schengen në dhjetor 2009.

BE-ja është partneri kryesor tregtar i Republikës së Maqedonisë sl Veriut me 60% të eksporteve të vendit dhe 48% të importeve të saj.

Eksportet nga vendi përqendrohen rreth një numri të vogël produktesh, më të rëndësishmet janë: aliazhet e hekur-nikelit, hekuri dhe çeliku, si dhe tekstilet.

Importet kryesore janë nafta bruto, energjia elektrike, produktet e petëzuara të hekurit dhe çelikut, si dhe automjetet.

Mbështetja për biznesin

Disa prej programeve dhe nismave kyçe të BE-së për të mbështetur rritjen e bizneseve dhe zgjerimin e ekonomisë janë të hapura për kompanitë me qendër në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihen:

Organizatat e shoqërisë civile mund të ndihmojnë në nxitjen e reformave në vendet kandidate të BE-së, siç është Republika e Maqedonisë së Veriut. Puna e tyre mund të përcaktojë hapin dhe cilësinë e përpjekjeve për t'u bashkuar me Komunitetin – dhe për të krijuar mbështetje publike për anëtarësimin.

Shumë prej përgjegjësive për forcimin e rolit dhe influencës së organizatave të shoqërisë civile u takojnë vendeve individuale. Megjithatë, edhe BE-ja luan rol. Ajo ofron asistencë financiare për projektet e shoqërisë civile përmes Instrumentit të Asistencës Para Anëtarësimit (IPA).

BE-ja gjithashtu nxit veprimet e shoqërisë civile:

  • duke përmirësuar koordinimin me donatorët dhe
  • duke punuar drejt sigurimit të udhëtimit pa viza për qytetarët e vendeve kandidate.

Instrumenti i Shoqërisë Civile

BE-ja krijoi Instrumentin e Shoqërisë Civile në vitin 2008 për të mbështetur zhvillimin e shoqërisë civile në Evropën Juglindore.

I krijuar nën IPA-n, Instrumenti ofron asistencë financiare për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që ato:

  • të luajnë një rol më aktiv në procesin politik;
  • të zhvillojnë projekte dhe rrjete ndërkufitare;
  • të njihen më shumë me çështjet e BE-së.

Instrumenti i Shoqërisë Civile gjithashtu përfshin:

  • Programin People2People, i cili kërkon të forcojë rolin e shoqërisë civile në procesin demokratik.
  • Programin Kombëtar IPA, ku ofrohet mbështetje e mëtejshme në fusha të tilla si pjesëmarrja në procesin e integrimit të BE-së dhe zhvillimin e partneriteteve dhe rrjeteve.

Gjithashtu, është projektuar një Program IPA Shumëpërfitues për t'iu përgjigjur nevojave rajonale, përfshirë edhe ato të shoqërisë civile.

Republika e Maqedonisë sl Veriut dëshiron të bëhet anëtare e BE-së. Për të ndihmuar arritjen e këtij objektivi, BE-ja ofron mbështetje të vazhdueshme dhe asistencë financiare në mënyrë që vendi të arrijë të ndërmarrë reformat e nevojshme.

Që prej vitit 2007, Instrumenti i Asistencës Para Anëtarësimit (IPA) i ka dhënë mundësinë vendit të fokusohet në arritjen e ndryshimeve në pesë fusha kryesore:

  • Ndërtimi i institucioneve,
  • Bashkëpunimi ndërkufitar,
  • Zhvillimi rajonal,
  • Burimet njerëzore dhe
  • Zhvillimi rural.

Mes viteve 2007-2013, BE-ja i siguroi Republikës së Maqedonisë sl Veriut 622 milionë euro përmes IPA-s. (Vendi gjithashtu ka përfituar nga Programi IPA Shumëpërfitues me fokus rajonal.)

IPA II tani siguron asistencë të ngjashme mes viteve 2014 dhe 2020, përmes një shpërndarjeje fondesh prej 664,2 milionë euro.

Shkëmbimi i Asistencës Teknike dhe Informacionit (TAIEX)

BE-ja gjithashtu ofron mbështetje përmes Instrumentit TAIEX, i cili i ndihmon vendet partnere të njihen, të aplikojnë dhe të zbatojnë ligjet e BE-së.

TAIEX financon asistencë, këshillim dhe trajnim afatshkurtër teknik.

Asistenca e TAIEX është e hapur për:

  • punonjësit e administratës
  • autoritetet e gjyqësorit dhe të zbatimit të ligjit
  • organet parlamentare/legjislative dhe personelin e tyre
  • shoqatat profesionale/tregtare, grupet e punonjësve dhe punëdhënësve
  • përkthyesit dhe redaktorët e teksteve legjislative.

Gjithashtu, Instrumenti TAIEX për Administratën Lokale (LAF) mbështet seminaret mbi politikat kyçe të BE-së të cilat tani kanë ndikim në nivel lokal për anëtarët e zgjedhur dhe zyrtarët e përhershëm të autoriteteve vendore dhe rajonale.