Delegation of the European Union to Algeria

Thirrje për aplikime për Çmimin e BE-së për vitin 2021 për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

09/02/2021 - 11:30
News stories

Edicioni i këtij viti i çmimit u kushtohet njerëzve të jashtëzakonshëm që promovojnë barazinë përmes punësimit. Afati i fundit për aplikim është 30 Prill 2021.

 

Çmimi i BE-së për vitin 2021 për Integrimin e Romëve do të promovojë iniciativa private ose publike të ndjeshme ndaj problemit të mungesës së punësimit në vendbanimet Rome dhe do të ofrojë njohje, publicitet dhe mbështetje për modelet pozitive që japin rezultate të prekshme.

Integrimi i romëve vazhdon të jetë një përparësi kryesore në procesin e zgjerimit të BE-së. Komisioni Evropian është i përkushtuar për të mbështetur dhe njohur punën e bërë nga institucionet, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile për të lehtësuar punësimin e romëve.

Më shumë informacion, së bashku me formularin e aplikimit / nominimit, mund t’i gjeni më poshtë https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/news_corner/news/call-applications-now-open-2021-eu-award-roma-integration-western-balkans-and_en