Bashkoju fushatës "The Real Challenge" dhe ndihmo në përhapjen e vetëdijesimit për të drejtat e fëmijëve

24.10.2019

Ky vit shënon 30-vjetorin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, por nuk ende po organizojmë ndonjë aheng. Edhe pse kemi bërë një rrugë të gjatë që nga miratimi i saj, të drejtat e fëmijëve vazhdojnë të shkelen çdo ditë

Për këtë arsye, UNICEF-i dhe BE-ja kanë vendosur t’i bashkojnë forcat këtë vit dhe ta fillojnë fushatën #TheRealChallenge (Sfida e Vërtetë). Sepse ne dëshirojmë që fëmijët dhe adoleshentët t’i shprehin pikëpamjet e tyre për të drejtat e tyre në gjuhën e tyre. Kjo fushatë do të nxitet nga katër video të shkurtra që fëmijët dhe të rinjtë do ta sfidojnë me imazhet e tyre. Fushata do të fillojë më 25 tetor dhe do të zgjasë së paku deri më 20 nëntor, kur edhe është përvjetori i Konventës. Videot do ta kenë një stil emocional dhe personal dhe do ta përcjellin porosinë që të drejtat e fëmijëve janë universale dhe duhet të respektohen.

Konventa për të Drejtat e Fëmijëve mbetet Traktati më i ratifikuar i OKB-së dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetës së fëmijëve në mbarë botën. Në ngjarjen e nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së/Zëvendëspresidentja Federica Mogherini u intervistuan nga fëmijët dhe të rinjtë mbi përparimin e bërë për të drejtat e fëmijëve gjatë 30 viteve të fundit, për sfidat e reja me të cilat fëmijët përballen sot dhe do të përballen në vitet në vijim, dhe për angazhimet konkrete për ta vazhduar promovimin, mbrojtjen dhe përmbushjen e të drejtave të fëmijëve në mbarë botën.

“Besoj që #TheRealChallenge garanton që çdo fëmijë të marrë çdo të drejtë, pa marrë parasysh prejardhjen, gjendjen ekonomike të familjes, gjininë,” tha Federica Mogherini në OKB. Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, znj. Fore, deklaroi se “gjatë këtyre 30 viteve, Konventa për të Drejtat e Fëmijëve ka ndihmuar në përmirësimin e jetës, por mbeten ende sfida.” Sfidat e vërteta për fëmijët në gjithë planetin vazhdojnë dhe ne duhet ta rrisim vetëdijesimin që këto të jenë njëmend të vërteta dhe të papranueshme: fëmijët janë refugjatë, fëmijët rekrutohen si ushtarë, pabarazitë vazhdojnë në shumë forma, fëmijët janë në rrezik ngaangazhimi i tyre në punë, janë viktima të ngacmimit, në internet dhe jashtë tij; dhe fëmijët po ndahen nga familjet e tyre kundër vullnetit të tyre dhe interesit më të mirë dhe po i humbasin shtëpitë e tyre.

Dëshiron të bashkohesh? Kërkoje #TheRealChallenge në TikTok ose shikoji videot tona këtu dhe ndaje porosinë!

Puna e fëmijëve:

Miliona fëmijë kanë rënë në grackën e angazhimit të fëmijëve në punë: #therealchallenge është të kesh fëmijëri

Remote video URL

 

Barazia:Jo të gjitha vajzat i kanë të njëjtat mundësi si djemtë: #therealchallenge është të trajtohen njëlloj

Remote video URL

 

Uniteti i familjes:Miliona fëmijë po ndahen nga familja e tyre: #therealchallenge është qëndrimi me familjen time

Remote video URL

 

NgacmimiMiliona fëmijë ngacmohen çdo ditë: #therealchallenge është të ndalet ngacmimi

Remote video URL

Banner


Shiko gjithashtu