THIRRJE PËR ARTIKUJ: “ZBATIMIN E REFORMËS SË MENAXHIMIT TË FINANCAVE PUBLIKE – NJË HAP PËRPARA DREJT HYRJES NË BE”

03.10.2019

AFATI - 13 TETOR 2019

 

1.   RRETH KËSAJ THIRRJE

 

 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE), me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE), shpall Thirrjen për Artikuj mbi tre tema të veçanta në lidhje me zbatimin e Reformës së Menaxhimit të Financave Publike, e cila përfaqëson një hap kyç drejt anëtarësimit në BE. Nëpërmjet promovimit dhe botimit të artikujve fitues, MFE-ja dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri kanë për qëllim të informojnë publikun dhe ta ndërgjegjësojnë atë rreth rëndësisë dhe ndikimit të zbatimit të reformës MFP për ekonominë në Shqipëri.

 

Aplikantët ftohen të aplikojnë për një nga temat e mëposhtme:

 

  1. Pse duhet të përfshihen qytetarët në llogaridhënien e qeverisë për mënyrën e planifikimit dhe shpenzimit të parave publike?

 

  1. Si mund të kontribuojnë fondet publike për të reduktuar hendekun dhe pabarazitë gjinore?

 

  1. Si mund t’u përgjigjen bashkitë më mirë nevojave të komuniteteve vendore?

 

Kjo Thirrje për Artikuj është pjesë e aktiviteteve lidhur me prezantimin e Strategjisë së Reformës së Menaxhimit të Financave Publike (MFP) 2019-2022 (https://bit.ly/2mHYK9H). MFP-ja është një nga fushat kyçe të reformës që qeveria e Shqipërisë po zbaton për plotësimin e kushteve për integrimin në BE.

 

Çmimi do të jepet për cilësinë e shkrimeve rreth aspekteve të ndryshme të MFP, për të shpjeguar ndikimin e saj në jetën e përditshme të qytetarëve dhe se si mund të përmirësohet gjatë procesit të anëtarësimit në BE.

 

Artikujt duhet të theksojnë rëndësinë që ka për Shqipërinë dhe qytetarët e saj konsolidimi i një sistemi financash publike që promovon përdorimin efikas të burimeve dhe transparencën në investime, llogaridhënien, disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimin, si dhe përdorimin e burimeve publike për përmirësimin e ofrimit të shërbimit dhe zhvillimin ekonomik, me qëllim përmbushjen e kriterit ekonomik të Kopenhagenit (https://bit.ly/2li78fL).

Artikujt fitues do të paraqiten gjatë prezantimit të Strategjisë së re MFP 2019-2022 në Tiranë, Shqipëri (data dhe vendi do të njoftohen më vonë) dhe do të promovohen në mediat sociale të MFE/Delegacionit të BE-së dhe mediat në Shqipëri.

 

 

Afati i aplikimit për këtë Thirrje: deri në orën 24:00 (mesnatë), me orën e Shqipërisë, datë 13 tetor 2019.

 

Dërgoni formularin standard të plotësuar me të dhënat e juaja dhe artikullin bashkëlidhur nëpërmjet adresës së postës elektronike: pfm.unit@financa.gov.al, duke vendosur si reference (subjekt): “Artikull mbi reformën MFP, tema 1 (2, ose 3)”, në varësi të temës që keni zgjedhur për të kontribuar. Të gjithë artikujt duhet të dërgohen jo më vonë se data 13 tetor 2019, ora 24:00 (mesnatë). Të dhënat personale do të ruhen sipas ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri”.

 

 

2.   ÇMIMET

 

Artikujve më të mirë (nga një artikull për çdo temë) do t’u jepet një vlerë prej 800 EURO (tetëqind euro).

 

3.   KUSH MUND TË MARRË PJESË

 

 

Pjesëmarrësit duhet të jenë autorë dhe mbajtës së të drejtave të punës së tyre. Kjo Thirrje është e hapur për shtetas të gjithë nacionaliteteve të përshtatshme sipas ILA II (CIR – Neni 10)1. Janë të inkurajuar të marrin pjesë, veçanërisht, gazetarë, studiues, të sapo-diplomuar, studentë, punonjës civilë shqiptarë dhe organizata të shoqërisë civile.

 

4.   KRITERET

 

 

Përmbajtja e artikullit do të jetë e përshtatshme për temën e përzgjedhur.

 

 

Aplikuesve u lejohet të aplikojnë vetëm për një nga tre temat dhe çdo aplikant mund të dërgojë vetëm një artikull.

 

Artikujt duhet të jenë origjinalë dhe të mos jenë botuar më parë.

 

Çdo rast plagjiature e përjashton automatikisht aplikuesin.

 

 

Autori(ët)

 

Artikujt e paraqitur mund të kenë një apo disa autorë. Pjesëmarrës duhet të jenë autorët dhe mbajtësit e të drejtës së autorit për punën e tyre.

 

 

Gjuha e artikullit

 

Artikujt pjesëmarrës pranohen vetëm në gjuhën shqipe, në format Word, me shkrim në stilin Times News Roman, madhësi 12.

 

 

Gjatësia

 

Të gjithë artikujt pjesëmarrës duhet të jenë jo më shumë se 2 000 fjalë.

 

 

Plagjiatura

 

Plagjiatura, e cila përfshin përdorimin e paautorizuar të gjuhës dhe ideve të një autori tjetër dhe përfaqësimin e tyre si të vetin, çon në skualifikim. Zbulimi retrospektiv i plagjiaturës çon në heqjen e çmimit fituesit (ve).

 

 

Kushte të tjera

 

Sekretariati i Çmimeve rezervon të drejtën të skualifikojë çdo artikuj pjesëmarrës që ka përmbajtje mashtruese, shpifëse apo vulgare, apo që në përmbajtje ka material që mund të përbëjë apo inkurajojë sjellje që do të konsiderohej vepër penale, që krijon përgjegjësi civile, apo që shkel ndonjë ligj kombëtar apo ndërkombëtar.

 

5.   KRITERET E VLERËSIMIT

 

 

Kriteri kryesor është përputhshmëria e përmbajtjes së artikullit me temën, reflektimi mbi sfidat, arritjet dhe sugjerimet për përmirësim të reformës së menaxhimit të financave publike për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë. Artikujt që marrin zero pikë për përputhjen e përmbajtjes me temën do të skualifikohen.

 

Vlerësimi do të zbatohet sipas kritereve dhe sistemit të pikëve që jepen më poshtë. Gjashtë artikujt me më shumë pikë për secilën temë do t’i paraqiten jurisë për vlerësimin përfundimtar:

  1. 30 pikë: Përputhshmëria me temën e konkursit - artikulli përfshin rëndësinë e zbatimit

 

të reformës së Menaxhimit të Financave Publike, në bazë të temës së përzgjedhur: (1) çështjen e përfshirjes së qytetarëve, llogaridhënien e qeverisë për planifikimin e shpenzimit të fondeve publike; (2) si mund të kontribuojnë fondet publike për të reduktuar hendekun dhe pabarazitë gjinore? ose (3) si mund t'u përgjigjen bashkitë më mirë nevojave të komuniteteve të tyre vendore. Për informacion të mëtejshëm rreth kontekstit, luteni të shihni Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë (https://bit.ly/2JOg6w2) dhe Strategjinë MFP 2019-2022 (https://bit.ly/2Y2RXJ1).

 

  1. 30 pikë: Saktësia e artikullit – artikulli duhet të bazohet në punë të mirë-dokumentuar mbi baza të një shumëllojshmërie burimesh. Duhet të jetë i saktë dhe i faktuar dhe/ose i mbështetur në fakte dhe i mirë-arsyetuar.

 

  1. 20 pikë: Stili i të shkruarit – struktura e artikullit, qartësia e gjuhës, qasja origjinale ndaj temës, ruajtja e interest të lexuesit.

 

  1. 10 pikë: Vlera e shtuar – ka të bëjë me rëndësinë shoqërore të temës, nëse ka në fokus një çështje me rëndësi për zhvillimin e Shqipërisë, kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit për transformimin ekonomik të vendit në rrugën e tij drejt hyrjes në BE, ofron një perspektivë origjinale dhe/ose novatore, si dhe/ose sjell një perspektive të qartë analitike mbi një temë të rëndësishme.

 

  1. 10 pikë: Gjuha autori duhet të përdorë gjuhë të qartë, të thjeshtë dhe të kuptueshme për lexuesin, pa terminologji teknike apo zhargon. Artikulli do të vlerësohet edhe në drejtim të përdorimit të saktë të gjuhës shqipe.

 

  1. PARA-PËRZGJEDHJA DHE PËRZGJEDHJA

 

Artikujt do të kalojnë fillimisht në një fazë para-përzgjedhëse, ku do të përzgjidhen 6 artikujt më të mirë për secilën temë. Artikujt e përzgjedhur do të kalojnë procesin e përzgjedhjes përfundimtare për 3 artikujt fitues nga një juri me ekspertë të fushës së komunikimit dhe Menaxhimit të Financave Publike.

 

 

Gjatë prezantimit të strategjisë MFP 2019-2022, në Tiranë, Shqipëri (data dhe vendi i saktë do të konfirmohen) do të shpallen fituesit dhe do të jepen çmimet. Vendimi i panelit do të jetë përfundimtar dhe i pakthyeshëm. Për shkak të numrit të lartë të aplikimeve që priten, do të kontaktohen vetëm aplikuesit e artikujve të përzgjedhur për fazën finale.

 

 

 

7.   ARTIKUJT FITUES

 

 

 

3 artikujt fitues do të botohen në mediat sociale të MFE-së dhe të Delegacionit të BE-së, dhe në mediat shqiptare.

 

Fituesit pritet të marrin pjesë në Ceremoninë e Dhënies së Çmimeve që do të mbahet në Tiranë, Shqipëri (data dhe vendi do të konfirmohen).

8.   E DREJTA E AUTORIT

 

 

Ministria e Financave dhe e Ekonomisë dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri kanë të drejtën e riprodhimit dhe shpërndarjes së artikujve, të cilëve u janë akorduar çmime në botimet e tyre, në mediat sociale, në faqen e internetit, në mediat shqiptare, si dhe në materiale të tjera për qëllime informimi, komunikimi dhe promovimi.

 

 

 

9.   SI TË APLIKONI

 

 

Të gjithë pjesëmarrësit në konkurs mund të dërgojnë artikullin me anë të postës elektronike në këtë adresë: tapfmalbania@gmail.com jo më vonë se data 13 tetor 2019, ora 24:00 (mesnatë) me orën lokale shqiptare. Aplikimi duhet të përmbajë formularin standard dhe artikullin bashkëlidhur dhe tema e email-it duhet t’i referohet kësaj thirrjeje: Artikull mbi Reformën MFP, tema 1 (2 ose 3) në varësi të temës tek e cila keni zgjedhur të kontribuoni.

 

Aplikimi për këtë konkurs është i hapur deri në datën 13 tetor, ora 24:00 (mesnatë) me orën lokale shqiptare.

 

Gjej këtu link-un për formularin e aplikimit: 

 

==============================================================================

 

[1] Përfituesit e renditur në në Shtojcën I të IPA II: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda, Kosova , Mali i Zi, Serbia, Turqia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë;Shtetet Anëtare të BE-së: Austria, Belgjika, Bullgaria, Republika Czecheke, Kroacia, Qipro, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Rumania , Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Mbretëria e Bashkuar; Zona Ekonomike Evropiane (nuk është renditur më lart): Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia; Vendet partnere dhe territoret e përfshira nga Instrumenti ENI: (aneksi I i Instrumentit ENI): Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Egjipti, Gjeorgjia, Izraeli, Jordania, Libani, Libia, Republika e Moldavisë, Maroku, territori i pushtuar Palestinez (oPt) , Siria, Tunizia, Ukraina; Vendet për të cilat Komisioni ka krijuar qasjen reciproke për asistencë të jashtme.