Nënkomiteti i 17-të BE–Shqipëri për Çështjet Ekonomike dhe Financiare dhe Statistikat
Mbledhja e 17-të e Nënkomitetit në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Shqipërisë, për Çështjet Ekonomike dhe Financiare dhe Statistikat, u mbajt më 25 shtator 2025 në Bruksel. Përfaqësues të Komisionit Evropian (KE) dhe të autoriteteve kompetente shqiptare shqyrtuan zhvillimet e fundit në fushat e ekonomisë, politikës monetare dhe çështjeve financiare, si edhe politikat ekonomike për adresimin e sfidave aktuale. Në kontekstin e përgjithshëm të negociatave të anëtarësimit, ky Nënkomitet vijon të jetë një komponent thelbësor i dialogut të politikave ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.