Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Infrastruktura e Mbrojtjes nga Përmbytjet e Lumit Mat në Shqipëri: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis dhe Shoqëror, Projektimi i Detajuar, Dosja e Tenderit

Tirana, Albania, 19/04/2021 - 18:20, UNIQUE ID: 210419_27
Press releases

Ky projekt është i rëndësishëm për Shqipërinë pasi do të rrisë nivelin e menaxhimit të mbrojtjes nga përmbytjet, duke parandaluar dëmtimin e shëndetit të njeriut, dëmtime materiale, sikurse dhe florën, faunën dhe ekonominë. Rezultatet e projektit u përqendruan në nevojat e investimeve dhe krijimin e një sfondi të mirë teknik për implementimin e fazës së menaxhimit të qëndrueshëm të përmbytjeve, me mbështetjen potenciale të Bashkimit Evropian dhe të Bankës Evropiane të Investimeve. Vlera totale e ndërhyrjeve është parashikuar të jetë 11.2 milion €. Banka Evropiane e Investimeve pritet të kontribuojë në hua, duke plotësuar grantet e parashikuara të BE-së, me një shumë prej 3.24 milion €.

Projekti do të përmirësojë kushtet e mbrojtjes nga përmbytja përgjatë një seksioni prej 13 kilometrash të lumit Mat  në anët/ brigjet veriore dhe jugore të tij, duke kontribuar kështu gjërësisht në kontrollin e përmbytjeve, duke mundësuar funksionimin e qëndrueshëm të sektorit primar (bujqësi, blegtori), dytësor (materiale ndërtimore) dhe terciar (jo-tregtar) të ekonomisë. Ai do të rehabilitojë dhe rindërtojë argjinaturat veriore dhe jugore të lumit Mat (një total prej 26 km) për mbrojtje të mirë nga përmbytjet dhe 105 prita për të parandaluar erozionin e lumit. Për më tepër, do të sigurohet një digë e veçantë për kanalin ujitës Pllana.

Si rezultat i këtij projekti dhe fazave të tij të njëpasnjëshme, për 210,000 banorë që jetojnë në Zonën Ujëmbledhëse të Lumit Mat, masat mbrojtëse do të përmirësohen dhe rreziku i përmbytjeve do të ulet ndjeshëm, duke parandaluar kështu dëmtime serioze njerëzore dhe materiale. Për më tepër, ajo do të zvogëlojë ndjeshëm erozionin e tokës dhe bregut të lumit.

Studimi u zbatua nga Konsorciumi COWI-IPF (Instrumenti Lehtësues për Projektet e Infrastrukturës 8) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencinë Kombëtare të Menaxhimit të Burimeve Ujore. Filloi në 23 Janar 2020 dhe u përfundua me sukses në Prill 2021. Projekti përfitoi një grant në vlerë prej 450,000 € të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor përveç 400,000 € të alokuara më parë për fazën e mëparshme të zbatuar në 2012 (Studimi i Fizibilitetit).

Workshopi përmbyllës është planifikuar të zhvillohet në 20 Prill 2021, gjatë së cilit rezultatet e projektit do t'u paraqiten të gjithë palëve të interesuara.

Languages:
Seksionet editoriale: