Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Shqipëri, duke iu afruar standarteve Europiane

Tirana, Albania, 24/11/2020 - 19:34, UNIQUE ID: 201127_90
Press releases

Në një aktivitet mbajtur më 24 Nëntor ku morën pjesë shumë grupe interesi mbajtur, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore si autoriteti përgjegjës për menaxhimin e burimeve ujore në vend, prezantoi nëj paketë të re ligjore në përputhje të plotë me kërkesat e BE-së dhe sikurse Znj. Gerta Lubonja, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë deklaroi: “rezultate shumë të dukshme mund të arrihen nëpërmjet punës së përbashkët dhe bashkëpunimit të dedikuar. Ndaj është shumë themelore që ne ta përballojmë sëbashku sfidën e përafrimit të kërkesave të legjislacionit të BE-së për ujin pasi përbën një element kritik të pikënisjes në procesin e integrimit europian’’ 

Legjislacioni i ri, i cili do të përmirësojë përpuethshmërinë me jo më pak se nëntë Direktiva të BE-së të lidhura me ujin është përgatitur me mbështetjen e ofruar për zhvillimin e reformës në sektorin e ujit nëpërmjet projektit ‘’Mbështetja e BE-së për Menaxhimin e Integruar të Ujit’’, i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian dhe që zbatohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. Ambasadori Austriak në Shqipëri, Dr. Christian Steiner nënvizoi se Austria e konsideron Shqipërinë një partner të afërt dhe mik. ‘’Ne mbështesim fort procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe menaxhimi i integruar i ujit mbetet një fushë prioritare për Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim. Prezenca e partnerëve dhe institucioneve të ndryshme në këtë takim tregon që ka një dëshirë të fortë për të punuar bashkë në menaxhimin e ujit si një elemekt kyç i kapitullit 27 të procesit të integrimit në BE, pëfshirë edhe reformat e nevojshme’’, tha ai.

Z. Mario Mariani, Shef i Bashkëpunimit të BE-së në Shqipëri e përgëzoi Shqipërinë, fillimisht për benefitet që kjo paketë d otë sjellë për qytetarët shqiptarë, si dhe për afrimin e saj me BE-në në një moment themelor kur është lançuar Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perendimor si dhe është diskutuar kuadri i negociatave për anëtarësim në BE ai e ftoi Shqipërinë të mos e humbasë këtë moment dhe të modifikojë kapacitetet e saj. “Faza e konsultimit mbi procesin e përafrimit dhe zbatimit është shumë sfiduese dhe kërkuese dhe ju mund të besoni në mbështetjen tonë drejt një menaxhimi të qëndrueshëm të burimeve natyrore!’’ 

Për të garantuar një menaxhim të integruar të burimeve ujore në vend në linjë me standartet e BE-së, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të ndryshme merr një rëndësi të lartë. Në nivel qëndror, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë palët kryesore të bashkëpunimit me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Znj. Ornela Çuçi, Zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se ‘’ne jemi shumë krenar për arritjet pozitive në lidhje me sektorin e mjedisin si një përgjigje zyrtare ndaj Rekomandimeve të Progres Raportit të BE-së për Kapitullin 27. Sëbashku me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore ne kemi gjetur mënyrën e komunikimit dhe të bashkëpunimit për të përdorur sëbashku kapacitet institucionale në dispozicion’’.  Z. Sokol Dedja, Zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme theksoi gjithashtu se ‘’synimi ynë është të garantojmë për qytetarët shqiptarë të njëjtat kushte mjedisore dhe të jetës si në vendet e BE-së. Rekomandimet dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga Kapitulli 27 për mjedisin janë shumë sfiduese por dhe shumë të rëndësishme për procesin e integrimit’’.

Informacion plotësues

Burimet ujore janë themelore për funksionimin dhe vitalitetin e ekosistemeve tona, shoqërisë dhe ekonomisë sonë. Menaxhimi i integruar i burimeve ujore promovon një zhvillim dhe menaxhim të koordinuar të ujit, tokës dhe burimeve të lidhura me to me qëllim të maksimizojë mirëqënien sociale dhe ekonomike në mënyrë të barabartë pa kompromentuar qëndrueshmërinë e mjedisit.

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU), e ngritur në vitin 2018 është autoriteti kompetent për menaxhimin e integruar të ujit në vend përgjegjëse për menaxhimin e inventarit të burimeve ujore, kadastrës së ujit dhe regjistrit të të përdoruesve të ujit si dhe përgatitjen dhe zbatimin e planeve të menaxhimit të baseneve ujore, sëbashku me katër zyrat e adminstrimit të baseneve ujore.

Projekti EUSIWM i bashkë-financuar nga BE dhe i zbatuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) po mbështet AMBU-në me asistencë teknike për zbatimin e Direktivës Kuadër të Ujit, nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor, në përputhje me BE-në dhe përgatitjen e planeve të menaxhimit të baseneve ujore për basenet ujore Mat dhe Ishëm-Erzen.

Për më tepër informacion kontaktoni: eusiwm@ada.gv.at

 

Languages:
Seksionet editoriale: