Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Përfaqësuesi i Lartë, Xhozep Borell – BE-ja dëshmon se qëndron pranë Ballkanit Perëndimor

29/04/2020 - 21:45
News stories

Në vigjilje të takimit më 6 maj nëmes BE-së dhe rajonit, Bashkimi Evropian e përforcon mbështetjen e vet ndaj Ballkanit Perëndimor për ta trajtuar krizën me virusin korona.

 

Ashtu si u paralajmërua  sot, Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane për Investim do të mobilizojnë mbi 3,3 miliardë euro në dobi të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.  Kjo mbështetje do të vazhdojë t’i trajtojë nevojat urgjente shëndetsore dhe ato humanitare që dalin si rezultat i Pandemisë së Kovid-19 dhe do të ndihmojë në rimëkëmbjen socioeokonimike të rajonit.

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor po ballafaqohen me krizën së bashku.  Duke e pasur parasysh perspektivëne tyre evorpiane, BE-ja ka përfshirë Ballkanin Perëndimor në disa iniciativa dhe instrumente të rezervuara për vendet-anëtare të BE-së. Këto përfshijnë furnizimin e përbashkët me pajisje mjeksore, duke e liruar rajonin nga skema për autorizim të eksportit të BE-së për pajisje personale mbrojtëse dhe furnizim me material për testim nga BE-ja. BE-ja gjithashtu ka siguruar qarkullim të shpejt të produkteve thelbësore nëpërmjet ‘korsive të gjelbërta’. Rajoni është gjithashtu i kyçur në punën e institucioneve relevante shëndetësore të BE-së si dhe përpjekjeve për hulumtim dhe inovacion.

Me pakon e sotme, BE-ja dërgoi edhe një sinjal të fuqishëm dhe të qartë – se do të vazhdojë t’i mbështesë partnerët nga Ballkani Perëndimor.

Kjo mbështetje gjithashtu i përfshin edhe reformat e nevojshme për të ecur përpara në rrugën evropiane, duke pasur parasysh se rimëkëmbja pas gjendjes me Pandeminë e Kovid-19 do të ketë efekt vetëm nëse vendet vazhdojnë t’i plotësojnë obligimet e veta që kanë të bëjnë me intergrimin në BE. Në këtë kontekst, partnerët nga Ballkani Perëndimor inkurajohen të fokusohen fuqimisht në reformat nga fusha e sundimit të së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratën publike.

Sapo të kalojë kriza urgjente me Kovid-19, një Plan ekonomik dhe investues për rajonin do të prezentohet këtë vit për ta mbështetur rimëkëmbjen afatgjate, rritjen ekonomike dhe reformat e nevojshme për të ecur përpara në rrugën evropiane.