Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Fjala e Ambasadorit Soreca gjatë nënshkrimit të programit “BE për shkollat”

Tirana, Albania, 15/04/2020 - 13:37, UNIQUE ID: 200415_7
Press releases

Mirëserdhët në këtë ceremoni nënshkrimi! Kam kënaqësinë të jem virtualisht në prani të Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, zonjës Limya Eltayeb, Ministrit të Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, dhe Zëvendës Ministrit të Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Oltion Rrumbullaku.  

Menjëherë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij ishin në terren për të mbështetur Shqipërinë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Në një fazë të dytë, ne shqyrtuam rimëkëmbjen afatgjatë të vendit dhe

BE-ja vendosi të organizonte një konferencë globale të donatorëve në Bruksel, më 17 shkurt, ku Komisioni Evropian premtoi 115 milionë Euro për të mbështetur rindërtimin.

Jam shumë i lumtur që njoftoj sot se ky premtim po bëhet realitet. Ne jemi këtu për të nënshkruar kontratën për Programin “EU4Schools” për një shumë prej 15 milionë Eurosh.

Falë këtij programi, i cili do të zbatohet nga UNDP-ja, do të rindërtohen dhe rehabilitohen në Shqipëri 22 shkollat ​​e para, nga të cilat do të përfitojnë mbi 7.500 fëmijë dhe adoleshentë nga zonat e prekura, dhe bashkë me ta mësuesit, stafi i shkollës dhe familjet e tyre.

Ne do të angazhohemi me bashkësinë vendore për t'i përfshirë ata në këtë kthim në normalitet.

Rindërtimi i shkollave sjell shpresë dhe rikthen ndjesinë se jeta po kthehet në normalitet. Asgjë më mirë se shkollat ​​nuk mund ta mishërojnë qëndrueshmërinë dhe besimin tek e ardhmja. Qëllimi është të sigurojmë shkolla të standardeve më të larta ndërkombëtare.

Por kjo nuk është e gjitha. Përkundrazi. Dje Këshilli i BE-së ka rënë dakord për një rishikim të buxhetit të BE-së për vitin 2020, duke i alokuar Shqipërisë 100 milionë Eurot e tjera të premtuara nga KE-ja më 17 shkurt.

Premtimi i bërë u mbajt dhe u përmbush! BE-ja qëndron pranë Shqipërisë!

Languages:
Seksionet editoriale: