Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Udhëtoni drejt BE-së nga Shqipëria

18/07/2016 - 15:41
Travel to the EU

Informacion për publikun shqiptar rreth udhëtimit dhe studimeve në Bashkimin Evropian dhe procesit të integrimit të Shqipërisë

Erasmus+ është programi i Bashkimit Evropian për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin. Mes viteve 2014 dhe 2020, ai do t’u ofrojë mundësinë katër milionë personave që të studiojnë, të trajnohen dhe të fitojnë përvojën e jetës jashtë vendit.

Erasmus+ zëvendëson një numër programesh të vjetra, duke përfshirë programin e shkëmbimit të studentëve të quajtur Erasmus Mundus.

Vizitoni portalin në ueb të Erasmus+ Seksioni i burimeve për informacion rreth ndihmës me gjuhën, dokumenteve për aplikuesit dhe rreth menaxhimit të propozimeve.

Qendra për Informim e BE-së dhe Pikat për informim të BE-së janë ngritur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri për ta sjellë më pranë qytetarëve Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit të Shqipërisë.

Qendra për Informim e BE-së që ndodhet në Tiranë, i ofron publikut shqiptar informacion rreth Bashkimit Evropian dhe procesit të integrimit të Shqipërisë. Qendra Evropiane për Informim ofron akses në internet, kënde leximi dhe ka një shumëllojshmëri të ndryshme publikimesh dhe materialesh zyrtare të institucioneve të BE-së, si edhe buletine të BE-së, botime periodike dhe informacione të tjera që lidhen me BE-në. Vizitorët kanë akses publik falas në të gjitha materialet e Qendrës Evropiane për Informim. Për të përmirësuar të kuptuarit dhe për të pasuruar debatin rreth procesit të integrimit, Qendra do të zhvillojë evenimente informuese me aktorë të shoqërisë civile.

Shtatë Pika për Informim të BE-së janë ngritur në qytetet universitare të Tiranës, Elbasanit, Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës. Së bashku, Qendra dhe Pikat për Informim do të kenë shtrirje te qytetarët në mbarë vendin, do të lehtësojnë fluksin e informacionit dhe do të zgjerojnë sferën e debatit rreth çështjeve evropiane.

Languages:
Seksionet editoriale: