Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Rreth nesh

03/08/2016 - 11:03
About us - structure and organisation

Kjo pjesë ofron informacion rreth Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri — misionin e tij në vend dhe anëtarët kyçë të ekipit.

Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Republiken e Shqiperise eshte nje mision diplomatik i perhershem. Delegacioni u krijua ne vitin 1993, kur Komisioni Evropian vendosi te zgjeroje Zyren e tij me te Derguar Special, ne nje Delegacion te plote i cili reflektonte zhvillimet demokratike pozitive te cilat ndodhen ne ate kohe.

Detyrat kryesore te Delegacionit jane si me poshte:

  • Lehtesimi i zhvillimit te marredhenieve politike dhe ekonomike ndermjet BE-se dhe Shqiperise, ne kuadrin e procesit te Stabilizim Asocijimit, e cila eshte strategjia qe ndihmon Shqiperine ne rrugen e saj drejt integrimit ne BE.
  • Menaxhimi i programeve te asistences se BE-se.
  • Shprendarja e informacionit mbi BE-ne, informimi i publikut te gjere shqiptar, vendimarresit dhe opinion-beresit lidhur me procesin e integrimit, institucionet e BE-se dhe politikat e saj.

Ambasadori i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi nga shtatori 2018 eshte Z. Luigi Soreca.

BE në Shqipëri punon për Shqipërinë në BE

Një vend i begatë dhe paqësor, një Shtet Anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE), së bashku me të gjithë fqinjët e Ballkanit, kjo është aspirata që kemi ndarë me qytetarët e Shqipërisë që prej themelimit të Delegacionit në vitin 1993.

Duke kombinuar burimet e institucioneve të BE-së dhe vendeve të BE-së, Delegacioni ndihmon institucionet e Shqipërisë në të gjitha nivelet, komunitetin e biznesit, shoqërinë civile dhe qytetarët e vendit që ta bëjnë realitet këtë të ardhme.

Kjo është faqja e internetit e Delegacionit ku ju do të gjeni informacione të dobishme rreth marrëdhënieve politike dhe ekonomike të BE-së me Shqipërinë si dhe rreth asistencës së BE-së, programeve dhe projekteve të saj në vend dhe nëpër rajone. Gjithashtu do të gjeni lajme, lidhje dhe informacione të rëndësishme nga dhe rreth BE-së, institucioneve dhe politikave të saj, si dhe aktorëve më të rëndësishëm të saj.

Ne shpresojmë shumë që kjo faqe t'u japë përgjigje pyetjeve që mund të keni. Ju lutemi mos ngurroni të na kontaktoni drejtpërdrejt nëse kërkoni informacione të mëtejshme.

 

Struktura e Delegacionit të BE-së në Shqipëri

 

Kreu i Delegacionit
Luigi Soreca

Shefi i Seksionit Politik, Ekonomik dhe të Informacionit

Monika Bylaite

Shefi i Seksionit të Kontratave dhe Financës
Vanessa Dick

Shefi i Bashkëpunimit
Mario Mariani

Shefi i Operacioneve Seksioni 1
Stephen Stork

Shefi i Operacioneve Seksioni 2
Olga Anghelakis

Shefi i Administratës
Andreas Gmeiner

Asistente e Kreut të Delegacionit
Antonella Culasso

Languages:
Seksionet editoriale: