Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Fjalimi i Ambasadorit të BE-së Luigi Soreca në prezantimin e gjetjeve kryesore të anketës vjetore mbi perceptimet për BE-në në Shqipëri 2019

Tirana, Albania, 10/02/2020 - 17:32, UNIQUE ID: 200210_12
Speeches of the Ambassador

Të dashur kolegë,

Të dashur gazetarë,

Zonja dhe zotërinj,

Faleminderit për praninë tuaj në këtë konferencë për shtyp.

Sot ne po nisim konsultimet publike për Raportin Vjetor 2020 për Shqipërinë.

Siç e dini, çdo vit Komisioni Evropian miraton këto dokumente strategjike për të gjithë zonën e zgjerimit. Ai vlerëson përparimin e secilit vend dhe përcakton rrugën e ardhme dhe rekomandimet për vitin tjetër.

Ky raport nga Komisioni për Këshillin do të publikohet në pranverën e vitit 2020.

Kështu tani gjendemi në fazën përgatitore të atij që do të jetë një dokument thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë. Komisioni Evropian mbledh informacione nga Shtetet Anëtare, organizatat e shoqërisë civile, organizatat ndërkombëtare, bizneset, agjencitë dhe misionet e BE-së, midis shumë të tjerëve. I gjithë ky informacion mblidhet, kontrollohet, referohet dhe vërtetohet këtu në Tiranë dhe më pas në Bruksel.

Ne po zhvillojmë dy ditë konsultime publike sepse Komisioni Evropian e vlerëson shumë kontributin e shoqërisë civile në politikën e tij të zgjerimit. Organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol vendimtar në dhënien e një zëri të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe vënies së institucioneve publike para përgjegjësisë. Ato janë partnere thelbësore të Delegacionit këtu.

Sigurisht, këtë vit konsultimi publik vjen në një moment të veçantë për politikën e zgjerimit. Javën e kaluar, Komisioni Evropian miratoi një metodologji të re për negociatat e pranimit. Doja të merrja pak kohë për t'u shpjeguar shqiptarëve se çfarë do të thotë metodologjia e re dhe çfarë ndryshon në proceset si raporti vjetor apo negociatat.

Këshilli Evropian i tetorit, për fat të keq, nuk rezultoi me hapjen e negociatave të pranimit, siç kishim shpresuar.

Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian është përpjekur të adresojë shkaqet thelbësore të dështimit dhe ta bëjë procesin më të parashikueshëm. Ne dëshirojmë të rivendosim besimin e fortë dhe sigurinë e ndërsjellë mes Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian dhe Shteteve tona Anëtare.

Me metodologjinë e re, udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të kenë të paktën një debat vjetor për përparimin që po bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Elementi tjetër në drejtimin politik është që ne do t'i përfshijmë Shtetet Anëtare më shumë kur bëhet fjalë për monitorimin e progresit dhe hartimin e rekomandimeve.

Parashikueshmëri do të thotë që duhet të përcaktojmë qartë kushtet, në mënyrë që të gjithë ta dinë se çfarë kërkohet dhe të mos ketë paqartësi se mbi çfarë bazash gjykohen vendet kandidate.

Kjo është arsyeja pse ne do t'i plotësojmë me më shumë hollësi të gjitha kriteret dhe kushtet që kërkojmë të arrijnë këto vende. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të përfshijmë të gjitha Shtetet Anëtare në monitorimin e këtyre arritjeve.

Procesi do të bëhet gjithashtu më dinamik nga grupimi i kapitujve të pranimit. Ne do t’i bashkojmë temat që kanë lidhje me njëra-tjetrën. Kjo do të thotë, gjithashtu, se këto negociata do të jenë shumë më gjithëpërfshirëse dhe nuk do të ndahen në fusha të vogla e të shkëputura të politikave.

Së fundmi, ekziston një thirrje shumë e fortë nga Shtetet Anëtare që duhet edhe të mund t’i kthejmë mbrapsht negociatat. Kur nuk ka përparim ose kur ka kthim pas, është e qartë që duhet të zbatojmë gjithashtu masa të ngjashme. Konkretisht, kjo do të thotë që ne duhet ta bëjmë të qartë se Bashkimi Evropian mund t’i pezullojë apo t’i ndalojë negociatat nëse do të jetë e nevojshme.

Pra, kjo ishte për reformimin e metodologjisë, që shpresojmë se do të mirëpritet nga Shtetet Anëtare dhe do të çojë në hapjen e negociatave të pranimit edhe përpara Samitit të Zagrebit.

Hapja e negociatave dhe, në përgjithësi, e ardhmja në BE e vendit është një objektiv që ndahet nga shumica e madhe e popullatës. Kjo më çon në pjesën e fundit të kësaj konference për shtyp.

Dëshiroj të ndaj me ju rezultatet e sondazhit tonë të fundit mbi perceptimin e Bashkimit Evropian nga Shqipëria

Languages:
Seksionet editoriale: