Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), dhe Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung, do të organizojë në Tiranë, në datat 18-22 Nëntor 2019, edicionin e katërt të Shkollës së Integrimit Europian.
Shkolla e Integrimit Europian është tashmë një traditë e konsoliduar në mbështetje të identifikimit dhe përfshirjes së aktorëve të spikatur nga të gjitha institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit, të cilët mund të kontribuojnë me ekspertizën e tyre në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE).
Shkolla e Integrimit Europian 2019 do të ofrojë një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet dhe sfidat më të fundit në Bashkimin Europian, bashkëpunimin rajonal dhe zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, negociatat e anëtarësimit si dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes në suksesin e procesit të anëtarësimit në BE.
Gjatë Shkollës së Integrimit Europian do të përdoret një shumëllojshmëri e metodave të mësimdhënies dhe të trajnimit si: leksione, prezantime praktike, dhe diskutime ndërvepruese me profesorë të njohur, si dhe ekspertë të nivelit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar për integrimin europian dhe Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu, Shkolla e Integrimit Europian do të përfshijë seanca bashkëbisedimi me përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, institucionet e Bashkimit Europian dhe institucionet rajonale, të cilët do të diskutojnë me pjesëmarrësit mbi të ardhmen e Bashkimit Europian si dhe sfidat dhe skenarët e mundshëm në procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.
Programi përfshin pesë module kryesore:
Kush mund të aplikojë?[1]
Regjistrimi:
Pjesëmarrësit e interesuar janë të lutur të dërgojnë brenda datës 28.10.2019, një CV dhe një letër motivimi ku të shprehin vizionin mbi angazhimin dhe kontributin potencial të tyre në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, dhe miratimin e eprorit për pjesëmarrje e pandërprerë në Shkollën Europiane.
Aplikimi duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën e mëposhtme:
Ka vetëm 35 vende në dispozicion! Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një çertifikatë pjesëmarrjeje pas përfundimit të suksesshëm të kursit pesë-ditor.[2]
Aplikantët e suksesshëm do të njoftohen brenda datës 10 Nëntor 2019 dhe pjesëmarrja në këtë shkollë është PA pagesë.