Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Delegacioni i BE-së i bashkohet fushatës me biçikletë deri në punë

21/05/2019 - 16:56
From the blog

Ambasadori Zhbogar dhe personeli 'çiklist' i Delegacionit dhanë një shembull se si udhëtohet deri në punë në mënyrë të shëndetshme që njëkohësisht ndihmon zvogëlimin e ndotjes në Shkup. Shpresojnë se shumë qytetarë do të ndjekin këto hapa.

Personeli i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut pranoi sfidën VeloMai që të promovon një mënyrë të shëndetshme dhe të dobishme për mjedisin për rrugëtim deri në punë.

Fushata organizohet prej 1 deri më 31 maj, nga ana e institucioneve të BE-së, gjithashtu me pjesëmarrjen e delegacioneve me qëllim që të promovon përdorimin e biçikletës si mjet transporti, në përputhje me politikat e tyre mbi shëndetin dhe mirëqenien e personelit.

Delegacioni në Shkup kishte edhe një shkak të rëndësishëm për bashkëngjitje në këtë fushatë. Inkurajimi i numrit sa më të madh të qytetarëve që të përdorin biçikletën (jo vetëm këtë muaj), kjo gjithashtu ndihmon përmirësimin e cilësisë së ajrit – diçka që paraqet një sfidë për Shkupin gjatë gjithë vitit.

Për këtë shkak Delegacioni siguroi dy biçikleta (njëra prej tyre elektrike) që personeli do ti përdor për takimet që zhvillohen jashtë zyrës. Veç kësaj, dy vetura zyrtare së shpejti do të zëvendësohen me vetura hibride.