Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri kërkon:
Sekretar / e
Kush jemi:
Bashkimi Evropian (BE) është një partneritet ekonomik dhe politik midis 28 vendeve evropiane. Ai luan një rol të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare nëpërmjet diplomacisë, tregtisë, ndihmës për zhvillim dhe punës me organizatat globale. Jashtë vendit, BE përfaqësohet përmes më shumë se 140 përfaqësive diplomatike, të njohura edhe si Delegacionet e BE-së, të cilat kanë një funksion të ngjashëm me ato të një ambasade.
Misioni dhe detyrat e Delegacionit të BE-së në Shqipëri janë si vijon:
Çfarë ofrojmë:
Ne ofrojmë një post Sekretari / Sekretareje. Në këtë post, personit të rekrutuar do t'i atribuohen funksione varësisht nga nevojat e Delegacionit. Pas rekrutimit, kandidati/kandidatja e suksesshme do të zërë një funksion të posaçëm pune si Sekretar/e - ky funksion mund të ndryshohet në përputhje me nevojat e Delegacionit. Në kuadër të këtij funksioni kandidati/kandidatja e suksesshme do të shërbejë si staf mbështetës për Seksionin e Operacioneve nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e Shefit të Bashkëpunimit.
Funksionet do të përfshijnë menaxhimin e dokumenteve, mbështetje të përgjithshme administrative, për projektet dhe mbështetje sekretarie për seksionin, si dhe do të kryejë çdo aktivitet tjetër që kërkohet për funksionimin e mirë të seksionit, sipas kërkesave të Shefit të Bashkëpunimit.
Vendi i punës është në Tiranë, Shqipëri. Kontrata e nënshkruar me kandidatin/kandidaten e përzgjedhur do të jetë subjekt i legjislacionit vendor. Kohëzgjatja e javës së punës është 37,5 orë.
Ne ofrojmë një pozicion konkurrues në një mjedis ndërkombëtar. Përfitimet, siç është skema shtesë e pensioneve dhe sigurimi mjekësor, u ofrohen punonjësve dhe familjeve të tyre sipas kushteve të caktuara.
Kriteret e përzgjedhjes:
Kërkesat minimale:
Sa më poshtë do të konsiderohen një aset:
Si të aplikoni:
Ju lutemi, dërgoni aplikimin tuaj dhe dokumentet mbështetëse (siç kërkohet më poshtë) në adresën e mëposhtme elektronike: DELEGATION-ALBANIA-JOBS@eeas.europa.eu
Subjekti i email-it duhet të jetë: Sekretar/e
Paketa duhet të përfshijë
Ju lutemi, mos përfshini dokumente / skanime të tjera që nuk lidhen me kërkesat minimale.
Delegacioni nuk do të ofrojë informata shtesë dhe nuk do ta diskutojë procedurën e përzgjedhjes me telefon. Ju lutemi, adresoni çdo pyetje në lidhje me këtë procedurë në adresën: DELEGATION-ALBANIA-JOBS@eeas.europa.eu
Procedura
Pas afatit, aplikimet do të shqyrtohen nga një Komision Përzgjedhës i ngritur për këtë qëllim. Komisioni Përzgjedhës do të përgatisë një listë kandidatësh që konsiderohen si më të përshtatshëm për postin në bazë të një vlerësimi paraprak të informacionit të dhënë në letrën e tyre të aplikimit dhe dokumentet mbështetëse. Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në një fazë vlerësimi që mund të përfshijë një test me shkrim dhe një intervistë, nëse është e nevojshme. Gjatë kësaj faze, Komisioni Përzgjedhës do të vlerësojë përshtatshmërinë e kandidatëve për postin.
Kandidatët të cilët nuk janë përzgjedhur, nuk do të kontaktohen individualisht; megjithatë, Delegacioni do të përdorë të njëjtat mjete publikimi si për këtë njoftim punësimi për t’i informuar kandidatët e mbetur pasi procedura e rekrutimit të përfundojë dhe nëse një kandidat/e është rekrutuar (ose jo).
Afati i fundit për aplikim është: 31 maj 2019