Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Raporti Vjetor i BE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Botë për vitin 2018

Bruxelles, 17/05/2019 - 11:29, UNIQUE ID: 190517_7
Press releases

Më 13 maj 2019, Këshilli miratoi raportin vjetor për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Botë për vitin 2018.
Raporti shënon se në vitin 2018 BE-ja mbetet në ballë të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në një peizazh gjeopolitik që ndryshon shpejtë. BE-ja angazhohet në aktivitete në mbarë globin sipas objektivave të përcaktuara në Planin e Veprimit mbi të Drejtat e Njeriut dhe Demokracisë (2015-2019). Këshilli vlerësoi se në një botë të  paqëndrueshme dhe të paparashikueshme, Plani i Veprimit ka qenë kyç në avancimin e agjendës së të drejtave të njeriut.


Në 2018  ishte 70-vjetori i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNj), dhe gjatë këtij viti BE-ja ka vazhduar me përkrahjen e fortë të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në zemrën e shumëanshmërisë – që është veçanarisht e rëndësishme në kohë kur ka pasur trende serioze negative në të drejtat e njeriut dhe demokracinë në mbarë botën.


Këtë vit kishim një rritje në kërcënime dhe shkelje kundër gazetarëve dhe punëtorëve tjerë mediatik, që vazhdon të tkurr hapësirën për gazetari të lirë. Në përputhje me prioritetet e Strategjisë Globale për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, BE-ja vazhdoi me kundështrimin e fortë kundër kufizimeve të paarsyeshme të të drejtave për liri të asociimit dhe të tubimit paqësor.


Raporti vjetor i 2018 gjithashtu shënon se ky vit nuk kishte vetëm të bëj me sfida dhe pengesa për të drejtat e njeriut; por kishte edhe ndryshim pozitiv. Në vitin 2018,BE-ja veproi që të identifikon dhe përkrah narativet pozitive njerëzore, dhe ndërtimin e vizionit të Agjendës 2030 të themeluar në të drejtat e njeriut. Nisma e BE-së për "Storie të mira për të drejtat e njeriut" u nis në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (KBKP), kishte ndikim të gjerë ndër-rajonal dhe ka për qëllim të siguron një mjet efektiv për ndryshim pozitiv në të ardhmen.


Shqyrtimi i përgjithshëm i situatës në Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 mund të gjendet këtu: 

https://eeas.europa.eu/headquarters/headquarters-homepage/8437/eu-annual-reports-human-rights-and-democratisation_en