Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Java e Evropës 2019 - Fuqia e Rinisë! - Programi i Veprimtarive

03/05/2019 - 22:47
Panaire dhe shfaqje

Data

Veprimtaria

E hënë

6 MAJ 2019

 

 

11: 00-12:00

Çelja e Javës së Evropës 2019 - Hapja zyrtare e ambienteve të reja të "Shtëpisë së Evropës"

Shtëpia e Evropës, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Tiranë

Hapja e mjediseve të reja të “Shtëpisë së Evropës” dhe prezantimi i programit të Javës së Evropës 2019 nga Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, në prani të Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Çakaj.

Do të zbulohen gjithashtu rezultatet e një sondazhi mbi perceptimin e shqiptarëve për Bashkimin Evropian.

Hapja e ekspozitës fotografike "BE-ja, Shqipëria dhe unë!" nga të rinj shqiptarë, me temën e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së. Tri fotove më të mira do t'u jepen çmime gjatë hapjes së fshatit të BE-së, të premten, më 10 maj.

 

12:00-13:00

Të mësuarit sipërmarrës dhe mbështetja e BE-së për të rinjtë

Shkolla e Mesme Qelëz, Pukë

Seminar informativ për të rinjtë organizuar në kuadrin e projektit të financuar nga BE-ja "Të mësuarit sipërmarrës midis të rinjve dhe grave në biznes". Do të paraqiten programet e mëposhtme: Kompetenca Evropiane e të Mësuarit Sipërmarrës; ERASMUS +; Programi të Rinjtë në Veprim; dhe Korpusi Evropian i Solidaritetit.

E martë

7 MAJ 2019

 

10:00-12:00

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Departamenti i Gjuhës, Shkodër

Konferencë nga Dr. Zemaida Kastrati Mozali në Fakultetin e Gjuhëve të Universitetit të Shkodrës. Pjesë e një serie konferencash "Qytetarët e Evropës" që do të zhvillohen nga 3-17 maji 2019 në Universitetet e Shkodrës dhe Tiranës. Veprimtaria organizohet në bashkëpunim me Ambasadën Italiane.

 

11:00-12:30

BE-ja kthehet në shkollë!

Shkolla e Mesme “Koto Hoxhi”, Gjirokastër

Shkolla e Mesme “Arbëria”, Bulqizë

Shkolla e Mesme “16 Shtatori”, Shijak

Shkolla e Mesme “Sabah Sinani”, Pukë

Një dialog me përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së, Shteteve Anëtare të BE-së dhe organizatave të shoqërisë civile për integrimin e Shqipërisë në BE, që do të zhvillohet në shkollat e mbarë vendit. Theks i veçantë do t’i jepet diskutimit të përfshirjes së të rinjve në procesin e integrimit në BE. Seria e diskutimeve organizohet në bashkëpunim me ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së dhe projektit të financuar nga BE-ja “Bashkitë për Evropën”.

 

11:00-12:00

30-vjetori i programit “Jean Monnet” i Universitetit të Tiranës

Rektorati i Universitetit të Tiranës

Një konferencë që kremton 30-vjetorin e programit “Jean Monnet”, që promovon ekselencën në mësimdhënie dhe kërkime në fushën e studimeve të Bashkimit Evropian në mbarë botën. Me komente nga Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

 

12:00-13:00

Të mësuarit sipërmarrës dhe mbështetja e BE-së për të rinjtë

Shkolla e Mesme Fushë Arrëz

Seminar informativ për të rinjtë organizuar në kuadrin e projektit të financuar nga BE-ja "Të mësuarit sipërmarrës midis të rinjve dhe grave në biznes". Do të paraqiten programet e mëposhtme: Kompetenca Evropiane për të Mësuarit Sipërmarrës; ERASMUS +; Programi të Rinjtë në Veprim; dhe Korpusi Evropian i Solidaritetit.

 

 

 

 

 

15:00-16:00

Përmirësimi i mundësive arsimore për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri

Pallati i Kongreseve, Salla e Konferencave (ish-Shtëpia e Evropës), Tiranë

Një konferencë ku do të paraqiten dhe diskutohen rezultatet e sondazhit "Personat që nuk dëgjojnë në Shqipëri". Përfaqësuesit e Federatës Helenike të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë do të paraqesin praktikat më të mira dhe se si bashkëpunimi midis Shteteve Anëtare dhe Shqipërisë mund të përmirësojë mundësitë arsimore për fëmijët që nuk dëgjojnë. Konferenca do të shoqërohet me një ekspozitë të piktorit Kostas Ziongas. Konferenca organizohet në bashkëpunim me Ambasadën Greke.

 

18:00-20:30

Quiz i madh i BE-së! Sa mirë e njihni Bashkimin Evropian?

Sema, Sheshi Qendror, Durrës

Ekipe të rinjsh ftohen të konkurrojnë për një sërë pyetjesh mbi BE-në dhe Shtetet e saj Anëtare në formatin e një Quiz Pub tradicional. Veprimtaria organizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Durrësit

 

 

19:30-21:00

Triptik për Paqen - Historia e Bashkimit Evropian

Amfiteatri i Liqenit, Tiranë

Koncert  me G. Verdi, S. Barber dhe L. V. Beethoven mbi simbolizmin, vlerat dhe filozofinë e Bashkimit Evropian. Interpretim i përbashkët i Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar, Universitetit të Arteve të Tiranës, Artistëve të Filarmonisë së Fierit, Filarmonisë së Prishtinës dhe Korit të Selanikut.

E mërkurë

8 MAJ 2019

 

10:00-11:30

Çfarë është BE-ja për mua? Dialog mes studentëve francezë dhe shqiptarë të gazetarisë

Fakulteti i Gazetarisë, Universiteti i Elbasanit

Një diskutim mes studentëve shqiptarë dhe francezë të gazetarisë (Qendra Universitare e Arsimit Gazetaresk e Universitetit të Strasburgut) mbi pikëpamjet e tyre rreth Bashkimit Evropian dhe se si diskutohet ai në media. Kur të rinjtë nga një Shtet Anëtar themelues i BE-së takojnë ata të një vendi kandidat! Studentët do t’i përmbledhin përfundimet e tyre në një video të shkurtër. Kjo veprimtari organizohet në bashkëpunim me Ambasadën Franceze.

 

19:00-22:00

“II Trovatore” nga Giuseppe Verdi

Pallati i Kongreseve, Tiranë

Një produksion i ri i operës klasike të Verdit “Il Trovatore”, nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit të Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane.

 

 

19:30-22:00

Triptik për Paqen – Historia e Bashkimit Evropian

Universiteti i Fierit

Një koncert me G. Verdi, S. Barber dhe L.V.Beethoven mbi simbolizmin, vlerat dhe filozofinë e Bashkimit Evropian. Interpretim i përbashkët i Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar, Universitetit të Arteve të Tiranës, Artistëve të Filarmonisë së Fierit, Filarmonisë së Prishtinës dhe Korit të Selanikut.

E enjte

9 MAJ 2019

 

 

 

11:00-12:00

Të mësuarit sipërmarrës dhe mbështetja e BE-së për të rinjtë

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Seminar informativ për të rinjtë organizuar në kuadrin e projektit të financuar nga BE-ja "Të mësuarit sipërmarrës midis të rinjve dhe grave në biznes". Do të paraqiten programet e mëposhtme: Kompetenca Evropiane për të Mësuarit Sipërmarrës; ERASMUS +; Programi të Rintë në Veprim; dhe Korpusi Evropian i Solidaritetit.

 

11.30-13:00

Shqipëria, Gjermania dhe Bashkimi Evropian

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Rruga Elbasanit, Salla e Evropës, Tiranë

Një debat me studentët e Departamentit të Studimeve Gjermane në Universitetin e Tiranës me rastin e Ditës së Evropës. Në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane.

 

11:30-13:00

Kontributi i rinisë në integrimin evropian të Shqipërisë: një bisedë midis Ambasadorëve të BE-së dhe të rinjve shqiptarë

Salla e Koncerteve e Liceut Artistik "Jordan Misja", Tiranë

 

Një shkëmbim mendimesh mes ambasadorëve të BE-së dhe të rinjve shqiptarë mbi shpresat, aktivizmin dhe angazhimin publik të të rinjve. Kjo veprimtari është pjesë e dialogut të strukturuar që ka krijuar Delegacioni i BE-së me organizatat rinore për të siguruar që zëri i të rinjve shqiptarë të dëgjohet në procesin e integrimit në BE.

 

 

19:00-22:00

Festimet e Ditës së Evropës: Fuqia e Rinisë!

Pallati i Brigadave, Tiranë

Pritja e 9 majit do të mbahet në Pallatin e Brigadave me një program muzikor kushtuar fuqisë së rinisë: Himne nga studentët e Liceut Artistik, argëtim muzikor nga studentët e Universitetit të Arteve të Tiranës.Si dhe një koncert nga Elina Duni.

E premte

10 MAJ 2019

 

10:00-16:00

Java e Evropës Turneu i Volejbollit i Shkollave të Mesme - Dita 1!

Parku Olimpik “Feti Borova”, Tiranë

Një garë e ekipeve të përziera të volejbollit që mbledh pjesëmarrës nga Durrësi, Elbasani, Rrësheni, Lushnja dhe Tirana. Organizuar në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit.

Ndeshjet e fazës në grup do të mbahen gjatë gjithë ditës së premte, 10 maj.

 

10: 30-12:30

Zgjerimi i BE-së dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

Seminar i organizuar nga Rrjeti i Studentëve Shqiptarë Jashtë (ASAN) për t’u prezantuar pjesëmarrësve të rinj procesin e zgjerimit dhe cilët janë aktorët kryesorë në Ballkanin Perëndimor. Kush mund të bashkohet? Si funksionin? Cilat janë hapat që duhen ndërmarrë? Cilat janë detyrimet dhe përfitimet? Dhe kush vendos?

 

11:00-13:00

Paqe, Drejtësi, Institucione të Forta dhe ndikimi i tyre në Barazinë Gjinore

Pallati i Kongreseve, Salla e Konferencave (ish-Shtëpia e Evropës), Tiranë

Konferencë e organizuar nga Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës, pas një thirrje për artikuj studentorë me temën "Paqe, Drejtësi dhe Institucione të Forta" - Ndikimi i tyre në Barazinë Gjinore". Konferenca do të paraqesë rezultatet përmes një paneli ekspertësh, si dhe publikimin e artikujve më të mirë. Konferenca organizohet në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze.

 

12:00-21:00

Fshati i BE-së

Rruga Këmbësore “Toptani”, Tiranë

Një pasdite e tërë argëtimi dhe informacioni kushtuar Evropës. Në stenda të shumta, Shtetet Anëtare të BE-së do të paraqesin vendet dhe aktivitetet e tyre në Shqipëri dhe Delegacioni i BE-së do të tregojë diversitetin e mbështetjes së tij për zhvillimin e vendit. Fshati i BE-së 2019 do të fokusohet tek aktivizmi i rinisë, bizneset sociale, vullnetarizmi, arsimimi dhe shkëmbimet ndërkulturore të të rinjve.

12: 00-12:30   Hapja e fshatit të BE-së nga Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe             Kryebashkiaku Erion Veliaj. Hapja do të pasohet me valle tradicionale rumune, për nder të Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian.

12: 30-13:00   Ekoturizmi dhe mbrojtja e mjedisit në Shqipëri. Si mund të kontribuoj?

13: 00-13:30   Kuzhinë atelier mbi sigurinë ushqimore nga shef Altin Prenga (Mrizi i   Zanave)

13: 30-14:30  Të studiosh në BE!

14: 30-15:00  Dramë nga fëmijët në kujdestari

15: 00-15:30  Të ikim apo të rrimë? Sfidat e migrimit për shqiptarët e rinj

15: 30-16:00  Të bëjmë më shumë për fëmijët/të rinjtë me paaftësi!

16: 00-16:30  Koncert i Shkollës së Mesme Artistike "Jordan Misja" Tiranë

16: 30-17:00  Përtej frikës dhe stigmatizimit: realiteti i të rinjve LGBTI në Shqipëri

17: 00-17:30  Forum me nxënës të shkollave të mesme mbi rininë dhe sjelljet kriminale

17: 30-18:14 Përvjetori i 15-të i zgjerimit 2004. Çfarë ndryshoi dhe çfarë jo?

18:15-19:00  Nxitja e vullnetarizmit dhe aktivizmit të të rinjve në Shqipëri: përfitimet personale dhe kolektive të të qenit altruist

19:00–19.15  Ceremonia e çmimeve për konkursin Java e Evropës: #psedalvullnetar

19:15-19:45  Çfarë mësuam nga Java e Evropës 2019 mbi Fuqinë e Rinisë? Diskutim i hapur me Ambasadorin e BE-së Luigi Soreca

20:00-21:00  Koncerti i mbylljes nga Kamela Islamaj

 

Fshati i BE-së organizohet në bashkëpunim me Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së, Bashkinë e Tiranës.

E shtunë

11 MAJ 2018

 

 

10:00-13:00

Java e Evropës Kampionati i Volejbollit i Shkollave të Mesme – Dita 2, finalja!

Parku Olimpik “Feti Borova”, Tiranë

Dita e dytë e kampionatit me ndeshjet gjysmëfinale (10:00) dhe finale (12:00).

Ceremonia e çmimeve do të shënojë mbylljen e Javës së Evropës 2019.

06/05/2019 - 11/05/2019


.

11 Cities
Shqipëria