Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Shqipëria prezanton Programin e ri për Zhvillimin e Turizmit me mbështetjen e BE-së dhe BERZH-it

Tirana, Albania , 03/05/2019 - 16:00, UNIQUE ID: 190503_21
Press releases

 

Tiranë, 03 maj 2019

Një program i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), u prezantua sot në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Luigi Soreca dhe Presidenti i BERZH-it Sër Suma Chakrabarti.

Programi synon të rrisë kontributin e turizmit cilësor dhe të qëndrueshëm në rritjen ekonomike dhe konkurrencën e rajoneve shqiptare, duke rritur cilësinë dhe qëndrueshmërinë e ofertës turistike në katër zona (Berat, Korçë, Fier dhe Shkodër). Gjithashtu, ai do të rrisë aftësinë tërheqëse të vlerave kulturore, natyrore dhe të tjera për turistët, si dhe do të përmirësojë zhvillimin e qëndrueshëm vendor të infrastrukturës prioritare në kuadër të politikës shqiptare së zhvillimit rajonal.

Turizmi është një burim thelbësor i të ardhurave dhe i krijimit të vendeve të punës në shumë ekonomi dhe ka efekte pozitive në një shumëllojshmëri të gjerë të industrive dhe shërbimeve. Me këtë kontribut prej 40 milionë Eurosh për zhvillimin e turizmit, BE-ja do të ndihmojë në promovimin e burimeve natyrore, trashëgimisë sociale dhe kulturore, me një efekt shumëfishues të rëndësishëm në ekonomi.

BERZH-i do të menaxhojë Programin dhe po planifikon një strukturë plotësuese për hua sovrane për Shqipërinë deri në 60 milionë Euro për të bashkëfinancuar përkrah granteve të BE-së investimet e identifikuara në kuadër të Programit në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

"Jam krenar që BE-ja po investon 40 milionë Euro, në bashkëpunim të shkëlqyer me BERZH-in, për të nxitur rigjenerimin dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Zhvillimi turistik është sigurisht një mjet për të rritur përvojën e vizitorëve dhe cilësinë e jetës së komuniteteve pritëse. Por, nëse planifikohet keq ose zhvillohet me tepri, mund të shkatërrojnë pikërisht ato cilësi që e bëjnë Shqipërinë unike. Kjo është sfida e sotme: të ndihmojmë ndërtimin e një sektori turistik që forcon strukturën shoqërore dhe zhvillimin ekonomik, duke i dhënë vlerë bukurive natyrore dhe aseteve kulturore të këtij vendi të bukur", tha Ambasadori i BE-së Soreca.

Veprimtaria mblodhi së bashku politikanë, kryebashkiakët e Beratit, Fierit, Korçës dhe Shkodrës, dy shoqata të bashkive, përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Brendshme, përfaqësues të shoqatave të turizmit dhe operatorë turistikë, organizata të shoqërisë civile, biznese, dhe donatorë.

Informacion:

 

Projekti: "Programi i Zhvillimit të Turizmit"

Marrëveshja e kontributit për IPA2017 - "Modeli i udhëhequr nga turizmi për Programin e Mbështetjes së Zhvillimit Ekonomik Vendor" nënshkruar me BERZH-in më 14 dhjetor 2018.

 

Kohëzgjatja:               60 muaj (12/2018 - 12/2023) me zgjatje të mundshme.

 

Buxheti i përgjithshëm i aksionit: 105 milionë Euro (duke përfshirë 40 milionë Euro si kontribut i BE-së, ndërsa BERZH-i do të ofrojë burime shtesë deri në 60 milionë Euro në kuadrin e garancisë sovrane dhe 5 milionë Euro për kredi të vogla për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nëpërmjet institucioneve financiare vendore).

 

Komponenti 1 (20 milionë Euro  për Zhvillimin e Turizmit) dhe Komponenti 2 (20 milionë Euro për Zhvillimin e Infrastrukturave me Prioritet Vendor) në Menaxhimin Indirekt me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim;

 

Qëllimi: Veprimi do të rrisë kontributin e turizmit të cilësisë së lartë dhe të qëndrueshëm në rritjen ekonomike dhe konkurrencën e rajoneve shqiptare, duke rritur cilësinë dhe qëndrueshmërinë e ofertës së integruar të turizmit në katër zona pilote (Berat, Korçë, Fier dhe Shkodër), duke rritur aftësinë tërheqëse të vlerave kulturore, natyrore dhe të tjera për turistët, si dhe duke përmirësuar zhvillimin e qëndrueshëm vendor të infrastrukturave prioritare në kuadrin e politikës shqiptare të zhvillimit rajonal.

 

Përmbledhje:

 

IPA 2017

Çfarë

BE

BERZH

Komponenti 1:

Ofertë më e mirë

Paketa më të integruara të turizmit të ofruara në treg, të afta për të zgjatur kohëzgjatjen e qëndrimit dhe shpenzimet nga vizitorët e kthyer, sepse më shumë njerëz të aftë janë në gjendje të ofrojnë cilësi më të lartë të shërbimeve dhe standardeve të nevojshme për t'iu përgjigjur konkurrencës së ashpër nga vendet fqinje dhe më gjerë.

4.1 M

-

Asete më të mira: CH

Vende më tërheqëse për trashëgiminë kulturore dhe natyrore, të ruajtura dhe të rehabilituara siç duhet, lehtësisht të arritshme dhe të menaxhuara mirë, në mënyrë që të bëhen më të qëndrueshme dhe të mundësojnë rigjenerimin e strukturës ekonomike vendore me më shumë mundësi punësimi për banorët vendorë.

10 M

-

Qasje më e mirë në Financë

Bizneset shqiptare të lidhura me turizmin do të kenë qasje më të mirë në financimin afatgjatë, nxitjet e investimeve dhe njohuritë për të rritur aftësinë e tyre konkurruese.

3 M

5 M

Komponenti 2: 

Infrastruktura më të mira

 

Përmirësimi i infrastrukturave prioritare që mundësojnë turizmin, përfshirë menaxhimin e mbetjeve, transportin dhe lëvizshmërinë, ndriçimin, përmirësimin e efiçencës së energjisë me rritjen e elasticitetit ndaj klimës, si dhe shërbime më të mira bashkiake.

21.1 M

60 milionë Euro hua

 

Kostot e menaxhimit, C&V

1.8 M

 

 

Totali

40 M

65M

 

Languages:
Seksionet editoriale: