Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Programi i Përbashkët i BE-së dhe KE-së solli përfitime për qytetarët

Prishtinë, 24/04/2019 - 16:13, UNIQUE ID: 190424_7
Joint Statements

Qytetarët e Kosovës kanë marrë përfitime të prekshme nëpërmjet zbatimit të suksesshëm të Programit të Përbashket të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Bashkëpunimi Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", takimi i tretë i Komitetit Drejtues të Përfituesve përfundoi sot në Prishtinë.

“Për Ministrinë e Integrimit Evropian, është e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës të vazhdojnë të mbështesin reformat në vazhdim. Kemi një rrugë të gjatë para nesh dhe ne duhet të përdorim ekspertizën e Këshillit të Evropës dhe të partnerëve të tjerë, ashtu siç kemi bërë deri më tani përmes Programit të Horizontal Facility", tha Krenare Bektashi Muçolli, Koordinatore Përfituesve të Horizntal Facility nga Ministria për Integrime Evropiane.

Libor Chlad, Zëvendës Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian theksoi dy fusha vendimtare të bashkëpunimit të mbuluara përmes Horizontal Facility- sundimit të ligjit dhe arsimit.       "Ne jemi këtu për t'i përmbledhur rezultatet, por gjithashtu edhe për të menduar se si të jemi edhe më të mirë në të ardhmen. Përkushtimi i institucioneve të Kosovës është i rëndësishëm për të siguruar qëndrueshmërinë e rezultateve të arritura dhe shpresojmë të vërejmë një pronësi edhe më të fuqishme në fazën e dytë ", përfundoi ai.

“Falë fokusit të  orientuar në rezultate, ky program ka qenë i dobishëm në mbështetjen e zbatimit të reformave kyçe në përputhje me standardet evropiane, dhe fleksibiliteti i tij lejoi përgjigje të shpejtë ndaj nevojave të reja të identifikuara në terren”, tha Delphine Freymann, Udhëheqëse e Divizionit të Programeve, Zyra e Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Evropës. “Jemi në fazën përfundimtare të negociatave për fazën e dytë të këtij programi, në të cilin dëshirojmë të shohim angazhimin e mëtejshëm të institucioneve përfituese dhe rezultatet konkrete në këtë fushë”, përfundoi ajo.

Projektet në kuadër të Horizontal Facility në Kosovë kanë arritur shumë rezultate të dukshme. Me qëllim të arritjes së drejtësisë më të shpejtë për qytetarët, programi mbështeti Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe gjykatat për të filluar mbledhjen e të dhënave relevante për analiza dhe për të monitoruar kohëzgjatjen e procedurave. Për më tepër, gjykatat dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës tani po analizojnë statistikat gjyqësore dhe ndajnë këto analiza me publikun në mediat sociale, duke e bërë punën e gjykatave më transparente. Është bërë punë e rëndësishme për të ndihmuar riintegrimin e të burgosurve në shoqëri pas lirimit të tyre dhe 50% e të gjithë stafit mjekësor dhe rehabilitues në burgje janë trajnuar me sukses në dhënien e kujdesit shëndetësor në përputhje me parimet etike evropiane.

Kapacitetet e Policisë së Kosovës janë forcuar përmes programeve të reja të trajnimit të policisë të fokusuara në etikën e policisë, parandalimin e keqtrajtimit, inspektimit policor dhe respektimit të barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit. Projekti gjithashtu ka kontribuar edhe në forcimin e pavarësimit të Inspektoratit Policor të Kosovës. Është bërë punë e rëndësishme për të ndihmuar riintegrimin e të burgosurve në shoqëri pas lirimit të tyre dhe 50% e gjithë stafit mjekësor dhe rehabilitues në burgje janë trajnuar me sukses në dhënien e kujdesit shëndetësor në përputhje me parimet etike evropiane.

Krijimi i një ambienti të sigurt mësimi ishte në qendër të një prej veprimeve në Kosovë. Rreth 200 mësues janë trajnuar për përfshirjen sociale, parandalimin e braktisjes dhe si të luftohen ngacmimet dhe dhuna në shkolla, dhe 26 prilli është caktuar si Dita e Diversitetit dhe Përfshirjes dhe festohet nga 20 shkolla pilot dhe më gjerë. Është përgatitur Projektligji për Arsimin e Lartë dhe kërkon që universitetet të miratojnë dhe zbatojnë kodet e etikës dhe politikat e lidhura me integritetin.

Programi trevjeçar i programit Horizontal Facility zbatohet që nga maji 2016 deri në maj 2019; synon të ndihmojë autoritetet në Evropën Juglindore për të arritur pajtueshmëri më të madhe me standardet evropiane në fushat e mëposhtme kryesore: sigurimi i drejtësisë, lufta kundër krimit ekonomik, si dhe luftimi i diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve të rrezikuara. Në Kosovë, 2.7 milionë euro janë ndarë për pesë projekte, duke mbuluar të gjitha fushat kyçe të programit Horizontal Facility.

Seksionet editoriale: