Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Thirrje për propozime: “BE-ja, Shqipëria dhe unë” Konkurs fotografik - Afati: E martë, 30 prill 2019 (5 PM)

Tirana, Albania , 11/04/2019 - 15:33, UNIQUE ID: 190411_11
Public consultations

Me rastin e Javës së Evropës 2019, Shtëpia e Evropës ka nderin të çelë një konkurs fotografik të hapur për të gjithë fotografët profesionistë ose joprofesionistë në Shqipëri.

Fotografitë e paraqitura duhet të demonstrojnë apo ilustrojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së. Nëse keni një fotografi të bukur dhe kuptimplotë, kjo është mundësia juaj për ta ndarë me ne. Nëse keni një histori për të treguar, na thoni ku, kush, çfarë dhe pse.

Pjesëmarrësit mund t’i paraqesin fotografitë e tyre me email në info@europehouse.al.

Afati për paraqitjen e fotografive është 30 prill 2019, ora 5 p.m. 

Kush mund të marrë pjesë?

  1. Konkursi është i hapur për fotografë profesionistë dhe joprofesionistë nga Shqipëria.
  2. Konkursi është i hapur vetëm për qytetarët shqiptarë.
  3. Pjesëmarrësit duhet të jenë nga 16 deri në 30 vjeç.

Si funksionon

  1. Fotografitë duhet të paraqiten jo më vonë se 30/ 04/ 2019 në Shtëpinë e Evropës, përmes adresës së email-it: info@europehouse.al.
  2. Pjesëmarrësit inkurajohen t’i postojnë gjithashtu fotografitë e tyre me një titull në Instagram dhe në Facebook duke i bërë tag adresës së Delegacionit të BE-së në Shqipëri (https://www.facebook.com/eu.delegation.albania ose https://www.instagram.com/euinalbania), përfshirë hashtagun #BE Shqipëria&unë.
  3. Pjesëmarrësit duhet të paraqesin vetëm një fotografi.
  4. Çdo fotografi e paraqitur duhet të ketë emrin në këtë formë: emri_mbiemri.
  5. Pjesëmarrësit duhet të përfshijë informacionin e tyre të kontaktit, email-in dhe numrin e telefonit në email-in e aplikimit.
  6. Pjesëmarrësi duhet të paraqesë një letër të së drejtës së autorit që konfirmon se ai/ajo është autori dhe pronari i fotografisë. Letra duhet të përfshijë informacion që ofron një shpjegim për fotografinë, sidomos kur dhe ku është marrë. Letra mund të jetë vetëm në gjuhën angleze ose në gjuhën shqipe.
  7. Fotografitë mund të paraqiten pavarësisht nëse janë publikuar apo jo gjetkë.

Karakteristikat e fotografive:

  1. Fotografia mund të bëhet me aparat fotografik profesional ose me smartphone.
  2. Fotografia mund t’i nënshtrohet vetëm editimit bazë (jo fotomontazh dhe manipulim).
  3. Fotografia duhet të jetë me rezolucion të lartë.
  4. Fotografitë duhet të jetë në format JPEG.
  5. Fotografitë nuk duhet të kenë filigranë.

Përzgjedhja e fituesve:

  1. Një juri do të mblidhet në javën e parë të majit 2019 për të zgjedhur fituesit.
  2. Juria do të përbëhet nga përfaqësues nga Delegacioni i BE-së dhe organizatat e shoqërisë civile.
  3. Fituesit do të njoftohen dhe shpallen publikisht.
  4. Anëtarët e jurisë dhe anëtarët e afërt të familjeve të tyre nuk mund të aplikojnë në konkurs.

Udhëzues për zgjedhjen e fituesit:

  1. Përmbushja e karakteristikave të fotografisë.
  2. Tema: Fotografia duhet të demonstrojë apo të ilustrojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
  3. Cilësia: rezolucion, dritë dhe ngjyrë.
  4. Stili: Fotografia duhet të tregojë sens artistik dhe kreativitet.
  5. Fuqia frymëzuese: Fotografia duhet të shfaqë një ndikim të përgjithshëm, një aspekt tërheqës të detajuar, të paharrueshëm dhe vizual për publikun.

E drejta e autorit për fotografitë e pjesëmarrësve:

  1. Fotografi do të nënshkruajë një letër për t'i dhënë BE-së të drejtën e autorit për fotografitë e veta.
  2. Delegacioni i BE-së do t’i printojë fotografitë e pjesëmarrësve për t'i shfaqur në një ekspozitë.
  3. Delegacioni i BE-së do t’i shfaqë fotografitë fituese në organe të ndryshme të medias.
  4. Delegacioni i BE-së do t’i shfaqë fotografitë gjatë festimeve të Javës së Evropës 2019.
  5. Delegacioni i BE-së do t’i shfaqë fotografitë fituese në mjediset e tij në Tiranë dhe gjetkë.
  6. Për fotografitë fituese, bartësit e të drejtave të autorit i japin Delegacionit të BE-së përdorim të pakufizuar joekskluziv të fotografive me rezolucion të lartë për aktivitete në të gjitha mediet, duke përfshirë mediet sociale, online dhe të shtypura, në lidhje me konkursin, ekspozitën, arkivin publik dhe të gjitha aktivitetet promovuese dhe edukative pa detyrimin e asnjë shpërblimi.
  7. Kushtet e përcaktuara në Rregullat e Pjesëmarrjes janë të detyrueshme dhe Delegacioni i BE-së rezervon të drejtën të refuzojë ose të përjashtojë çdo pjesëmarrje nëse konsideron se nuk u përmbahet afateve dhe kushteve.

Çmimi (çmimet)

  1. Do të përzgjidhen tre fitues. Çmimi i parë fiton një praktikë fotografimi me pagesë në Shtëpinë e Evropës për 3 muaj. Çmimi i dytë fiton një kamera profesionale DSLR dhe çmimi i tretë fiton një kamera digjitale gjysmë-profesionale.
  2. Çdo fitues do të njoftohet me telefon dhe email. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të japin emra të saktë, numra telefoni dhe email elektronikë.
  3. Nëse një fitues nuk mund të njoftohet brenda shtatë (7) ditëve, ose nuk përgjigjet, atëherë çmimi do t'i jepet pjesëmarrësve të renditur më pas në përzgjedhjen e jurisë.
  4. Nuk do të ketë zëvendësime ose alternativa me para në dorë për çmimin.
  5. Do të jepet vetëm një çmim për familje.
  6. Fotografitë do të paraqiten gjatë një ekspozite në Shtëpinë e Evropës që do të hapet ditën e parë të Javës së Evropës.
  7. Çmimet për 3 fituesit do të jepen nga Ambasadori i BE-së dhe autoritete të tjera gjatë veprimtarisë përmbyllëse të Javës së Evropës në Panairin e BE-së, të premten, 10 maj 2019. 

 

– FUND I DOKUMENTIT –

Languages:
Seksionet editoriale: