Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Zyrtar i projektit, i specializuar në komunikim dhe informim (Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian)

03/04/2019 - 18:42
EU project positions

 

TERMAT E REFERENCËS / PËRSHKRIMI I PUNËS

 

Pozita: Zyrtar i projektit, i specializuar në komunikim dhe informim për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) i Programit Ndër-kufitar IPA 2014-2020 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës*.

Lokacioni: Zyra e Antenës së SPT në Prizren, Kosovë

Përshkrim i përgjithshëm

Zyrtari i projektit, i specializuar për komunikim dhe informim do të vendoset në zyrën e antenës së SPT, që ndodhet në Prizren, por nga ai apo ajo pritet të kaloj kohën e punës në terren, në terme të barabarta, duke vizituar përfituesit e projektit në të dy anët e kufirit. Kjo pozitë përfshin një maksimum prej 230 ditë punë gjatë kohëzgjatjes së kontratës. Zyrtari i projektit duhet të kaloj një minimum prej 75% të ditëve të punës brenda vendit të përshtatshëm të programit.

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Ekipit, përkatësisht Kryesuesit të Sekretariatit të Përbashkët Teknik, zyrtari i projektit do të jetë përgjegjës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe zbatimin e programit, përfshirë këtu koordinimin e aktiviteteve specifike që kërkojnë njohuri të thellë të fushës së disponueshme të programit, në pjesën e Kosovës. Ai ose ajo, do të luajë rol themelor në raportimin mbi zbatimin e kontratës për shërbimin e asistencës teknike, administrimin e burimeve, asistencën në lancimin e thirrjeve për propozime, monitorimin e projektit në terren (veçanërisht për rezultatin) mbi vlerësimin e ndikimit të projekteve në komunat e synuara, në ofrimin e këshillave për prioritetet strategjike dhe zonat gjeografike, ku nevojitet më shumë mbështetje nga programi, për grumbullimin e të dhënave për raportet vjetore të zbatimit në nivel programi dhe, mbi të gjitha, për mbështetjen e aktiviteteve në lidhje me publicitetin, dukshmërinë dhe informacionin. Prandaj, ai / ajo pritet të ketë aftësi dhe përvojë në fushën e strategjisë së komunikimit / parashikimit si dhe përvojë me financimin e donatorëve apo shoqërisë civile. Përvoja në monitorimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian do të ishte një vlerë shtesë.

 
   

Zyrtari i projektit i specializuar në komunikim dhe informim do të mbuloj detyrat e mëposhtme:

  • Marrja e të gjitha masave të duhura për të siguruar që programi i thirrjes për propozime të arrijë grupet e synuara në përputhje me kërkesat e Udhëzuesit Praktik dhe procedurat e tjera përkatëse, në bashkëpunim të plotë me Strukturat Operacionale;
  • Sigurimi i ndihmës administrative dhe logjistike Autoritetit Kontraktues, Strukturave Operacionale dhe Komitetit të Përbashkët Monitorues;
  • Mbështetja për zbatimin e programit duke ofruar trajnime dhe këshilla për aplikantët potencialë dhe përfituesit e granteve për përfundimin me sukses të projekteve të tyre, duke përdorur manualet e zbatimit dhe raportimit, udhëzimet, konsulencën etj.;
  • Të bashkëpunoj me organizatat, institucionet dhe rrjetet e personave juridikë relevantë për objektivat e programeve;
  • Monitorimi i zbatimit të operacioneve (në parim, pjesëmarrja në vizitat monitoruese dhe hartimi i raporteve të monitorimit);
  • Të sigurohet futja e gjithë informacionit të nevojshëm për projektin dhe programin në Sistemin e Monitorimit të Programit; përditësimi i rregullt i bazës së të dhënave me të dhënat më të fundit; 
  • Ruajtja dhe përditësimi i vazhdueshëm i faqes së Facebook-ut dhe faqes së internetit të programit;
  • Përgatitja e raporteve, statistikave dhe informatave mbi progresin e projekteve dhe zbatimin e programit, kur kërkohet nga menaxherët e programit;
  • Kontribuimi në rishikimin ose përmirësimin e planit të parashikimit (dukshmërisë) dhe të komunikimit të programit;
  • Nxitja e informacionit, publicitetit dhe komunikimit të programit si dhe rezultateve të tij;
  • Ngritja e vetëdijes së kandidatëve potencial dhe publikut të gjerë mbi mundësitë e ofruara dhe ndryshimet socio-ekonomike të arritura nga programi;
  • Këshillon përfituesit e granteve lidhur me informacionin, publicitetin, dukshmërinë dhe aktivitetet e komunikimit;
  • Çdo detyrë tjetër që lidhet me zbatimin e programit siç kërkohet nga Udhëheqësi  i SPT.

Profili i ekspertit:

Aftësitë dhe kualifikimet

  • Diplomë Universitare, mundësisht diplomë Masteri, dhe të ketë përvoj profesionale me këtë profil
  • Shkathtësi në të shkruar dhe të folur të gjuhës angleze dhe shqipe
  • Njohja e gjuhëve serbe dhe / ose gorane do të jetë një pasuri

Përvoja e përgjithshme profesionale

Të paktën <3> vite të përvojës së përgjithshme në menaxhimin e programeve / projekteve

  • Të paktën <2> vite në informim, publicitet, si dhe aktivitetet e komunikimit në sektorin publik apo privat

Përvojë specifike profesionale

  • Përvojë në menaxhimin dhe zbatimin e detyrave të shumëfishta të komunikimit dhe informimit si organizimi i ngjarjeve, menaxhimi i faqeve të internetit, prodhimi i filmave, emisioneve televizive apo radio-s, dhe përgatitja e lajmeve dhe buletineve
  • Përvoja në ofrimin e trajnimeve në lidhje me aftësitë dhe teknikat e informimit dhe komunikimit do të jetë një vlerë
  • Përvoja  e aktiviteteve të informimit dhe komunikimit në projektet  e  financuara nga donatorët ndërkombëtar dhe veçanërisht në programet e financuara nga BE do të jetë një avantazh.

 

Procedura e aplikimit

  • CurriculumVitae (CV)e formatit Europass në gjuhën angleze;
  • Një letër motivimi në gjuhën angleze;
  • Një kopje të diplomës universitare;
  • Kopje të certifikatave të trajnimeve të ndjekura;
  • Dokumente tjera mbështetëse.

 

Kandidatët e interesuar duhet t'i dorëzojnë dokumentet e aplikimit në kopje fizike prej 15 Mars 2018 deri më 24 Mars 2018 deri në ora 16:00hnë adresat në vijim:

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Ish ndërtesa e Rilindjes, kati i 12-të, Prishtinë, Kosovë

Adresa postare:

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Adresa e postës elektronike:Hazbije.kelmendi@rks-gov.net

Subjekti: "Aplikacioni për zyrtar i projektit i specializuar në komunikim dhe informim për Programin BNK Shqipëri - Kosovë”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Shënim:Vetëm aplikacionet e pranuara para përfundimit të afatit të përcaktuar në konkurs do të merren në konsideratë për shqyrtim.

 

* Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me UNSCR 1244/1999 dhe Opinionin e ICJ-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Seksionet editoriale: