Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Agjencia e BE-së për drogat dhe Republika e Shqipërisë forcojnë bashkëpunimin e tyre

Vjenë, Austri, 13/03/2019 - 17:00, UNIQUE ID: 190313_12
Press releases

Bashkëpunimi i EMCDDA-së me Shqipërinë

Agjencia e BE-së për drogat (EMCDDA) dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë në mënyrë më aktive për monitorimin e fenomenit të drogës në të ardhmen, në sajë të një Marrëveshjeje Pune të përfunduar sot në Vjenë (1). Kjo marrëveshje nënshkruhet nga Drejtori i EMCDDA-së Alexis Goosdeel, nga Zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë Besfort Lamallari dhe Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli në praninë e Dimitris Avramopulos, Komisionerit Evropian përgjegjës për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë. Ceremonia e nënshkrimit zhvillohet në Delegacionin e Bashkimit Evropian pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, e mirëpritur nga ambasadori i BE Didier Lenoir.

Marrëveshja e punës e ka zanafillën nga një kërkesë që Ministri i Brendshëm i Shqipërisë i dërgoi Drejtorit të EMCDDA-së në vitin 2017 dhe vijon me miratimin e saj nga Komisioni Evropian dhe Bordi Drejtues i EMCDDA-së. Ndërkohë që agjencia ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me vendet e tjera të treta, kjo është kërkesa e parë e këtij lloji nga Ballkani Perëndimor. Marrëveshja e re parashikon shkëmbimin e ekspertizës ndërmjet subjekteve në fjalë dhe do të kontribuojë në zhvillimin e mbledhjes së të dhënave lidhur me drogat dhe raportimin e kapaciteteve në vend.

EMCDDA filloi bashkëpunimin me Shqipërinë në 2007, në kuadër të projekteve të asistencës teknike të financuara nga BE, të planifikuara për të përgatitur vendet e Ballkanit Perëndimor për tu pranuar në BE (dhe për të marrë pjesë në punën e EMCDDA-së dhe rrjetit Reitox) (2)(3). EMCDDA dhe Shqipëria po bashkëpunojnë për të konsoliduar kapacitetin e Shqipërisë për të monitoruar fenomenin e drogave nëpërmjet përdorimit të mjeteve dhe njohurive të bazuara në prova, të ndërtuara dhe promovuara brenda BE-së. Ata gjithashtu shkëmbejnë të dhëna për substancat e reja psikoaktive, si dhe ekspertizë për krijimin e një sistemi kombëtar të paralajmërimit të hershëm.

Ndërkohë që në Shqipëri nuk është krijuar asnjë observator formal kombëtar për drogat, në përputhje me linjat e një pike kombëtare fokale Reitox, EMCDDA ka krijuar marrëdhënie të ngushta pune me Ministrinë e Brendshme dhe me Institutin e Shëndetit Publik të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky bashkëpunim çoi në financimin e anketës së parë të përgjithshme të popullsisë mbi përdorimin e drogave në Shqipëri në vitin 2014 si dhe përgatitjen e një Raporti Kombëtar për Drogat në vitin 2017 sipas udhëzimeve të EMCDDA (4). Shqipëria është një nga gjashtë vendet kandidate dhe potenciale kandidate për në BE, që aktualisht merr ndihmë në kuadrin e projektit EMCDDA IPA6, i cili filloi në korrik 2017 dhe do të zgjasë deri në qershor 2019 (5).

 

(1) Për më tepër, shikoni www.emcdda.europa.eu/news/2019/1/emcdda-albania-strengthen-cooperation_en  www.emcdda.europa.eu/about/partners/albania_en. Ceremonia zhvillohet në Delegacionin e BE në Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë në orën 17.00 të CET (https://eeas.europa.eu/delegations/vienna-international-organisations_en). Negociatat mbi projekt- marrëveshjen u përfunduan në Tiranë në tetor 2018. Shikoni artikullin e lajmeve: www.emcdda.europa.eu/news/2018/emcdda-and-republic-albania-strengthen-their-cooperation_en

(2) Shikoni Drugnet Europe Nr. 60, faqja 6 www.emcdda.europa.eu/publications/drugnet/60_en

(3) Rrjeti Reitox www.emcdda.europa.eu/about/partners/reitox-network

(4) Studimi i përdorimit të substancave në mesin e popullatës së përgjithshme në Shqipëri, 2014 www.emcdda.europa.eu/drugs-library/survey-substance-use-among-general-population-albania-2014_en — www.emcdda.europa.eu/publications/country-drug-reports/2017/albania

(5) IPA6 www.emcdda.europa.eu/about/partners/cc/ipa6_en

 

 

Kontakt:

Kathy Robertson, Media relations | Kathryn.Robertson@emcdda.europa.eu

Praça Europa 1, Cais do Sodré, 1249-289 Lisbon, Portugal

Tel. (351) 211 21 02 00 | press@emcdda.europa.eu | emcdda.europa.eu

 

Languages: