Fondacioni Terre des hommes, Misioni në Shqipëri dhe Qëndra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) po zbatojnë projektin “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në Shqipëri”, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Objektivat kryesore të këtij projekti të mbështetur nga fondet e BE-së nën Instrumentin për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, janë:
Në këtë kuadër, Terre des Hommes në Shqipëri, hap Thirrjen e Dytë për Projekt Propozime nëpërmjet skemës së Sub-Grantimit. Thirrja do të qëndrojë e hapur gjatë periudhës 7 janar, 2019 deri në 7 shkurt, 2019.
Nëpërmjet skemës së sub-granteve, projekti do të financojë projekte të mesme, sipas fushave përkatëse tematike. Buxheti i përgjithshëm për këtë faze të dytë Thirrjes për Projekt Propozime është 98,000 EUR.
Buxheti indikativ i vënë në dispozicion në këtë Thirrje për Propozime duhet të bjerë sipas shumave minimale dhe maksimale si më poshtë:
Sub-Grante mesatare (10,000 -14,000 EUR) (deri në 7).
Dokumentat e aplikimit dhe informacionin më të detajuar për mënyrën e aplikimit mund ti gjeni këtu: www.tdh.ch; www.anttarc.org; Facebook të Terre des hommes Albania dhe Terre des hommes Europe.