Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

THIRRJE PËR APLIKIM - Dy pozicione për Ekspertë Kombëtarë Afatgjatë (deri në pozicion me kohë të plotë)

20/12/2018 - 17:40
National positions

Fondacioni gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) po rekruton 2 ekspertët kombëtarë afatgjatë për projektin e financuar nga BE-ja "Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri (EURALIUS V)".

KONSOLIDIMI I SISTEMIT TË DREJTËSISË NË SHQIPËRI (EURALIUS V)

Për dy pozicione për Ekspertë Kombëtarë Afatgjatë (deri në pozicion me kohë të plotë)

Fondacioni gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) po rekruton 2 ekspertët kombëtarë afatgjatë për projektin e financuar nga BE-ja "Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri (EURALIUS V)".

Objektivi i përgjithshëm i EURALIUS V është forcimi i pavarësisë, transparencës, efikasitetit, llogaridhënies dhe besimit të publikut në sistemin shqiptar të drejtësisë, në përputhje me acquis e BE-së dhe praktikat më të mira. Projekti punon kryesisht për rritjen e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare në vijim, të cilët janë përfituesit përfundimtarë të projektit: Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë, gjykatat, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë e tjera, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Dhoma Kombëtare e Noterisë dhe Dhoma Kombëtare e Përmbarimit. Pas miratimit të amendamenteve kushtetuese në korrik 2016 dhe miratimit të disa ligjeve, EURALIUS V është duke mbështetur zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë. Projekti filloi më 1 prill 2018 me një kohëzgjatje prej 36 muajsh.

Procesi i Aplikimit:  

  1. Afati i aplikimit: e diel, 6 janar 2019 / mesnatë.
  2. Lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe letrën e motivimit në gjuhën angleze, me e-mail, në kontaktet e mëposhtme:

a. jobs@euralius.eu

b. Anastasia Schmieder: Schmieder@irz.de

c. Laura Ruzman: Ruzman@irz.de

  1. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe mund të kërkohet të paraqiten për intervista dhe / ose metoda të tjera vlerësimi. Përzgjedhja do të bazohet në formimin profesional, përvojën përkatëse të punës, aftësitë gjuhësore dhe kriteret e tjera sipas kualifikimeve të kërkuara.
  2. Emërimet duhet të miratohen zyrtarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, me kusht që të mos ketë kundërshtim nga përfituesit përkatës.
  3. Shënim: Kandidatët që janë nëpunës civilë nuk mund të kontraktohen.

Kohëzgjatja e punësimit: 1 vit, me mundësi zgjatjeje të kontratës

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Ekspertët kombëtarë do të mbështesin aktivitetet dhe detyrat e projektit duke ofruar shërbime ligjore, administrative dhe përkthimi.

Një eksperti do t’i caktohet kryesisht një komponent, por do të mbështesë çdo aktivitet në çdo fushë të ndërhyrjes, sipas nevojës.

Aktivitetet kryesore të ekspertëve do të jenë:

  • Të mbështesin ekipin e projektit për zbatimin e aktiviteteve të projektit, duke përfshirë përgjegjësitë administrative;
  • Të sigurojnë analiza ligjore, shënime, rezyme apo dokumente të tjera ligjore;
  • Të prodhojnë në mënyrë proaktive raporte dhe analiza të zhvillimeve, ngjarjeve dhe veprimeve në lidhje me zbatimin e aktivitetit të projektit në komponentin përkatës;
  • Të ndihmojnë për përmbushjen e detyrimeve të përgjithshme të raportimit të projektit;
  • Të marrin pjesë në takime dhe në çdo veprimtari tjetër që janë me rëndësi për zbatimin e aktivitetit të projektit dhe të raportojnë në përputhje me to;
  • Të sigurojnë përkthimin e dokumenteve dhe të interpretojnë gjatë takimeve dhe veprimtarive;
  • Të ndihmojnë ekspertët me kërkesë të ekspertit ndërkombëtar përgjegjës ose drejtuesit të ekipit;
  • Të kryejnë çdo aktivitet tjetër lidhur me këtë, që mund të shfaqet gjatë kësaj kohe dhe / ose sipas kërkesës së drejtuesit të ekipit, ekspertit ndërkombëtar ose anëtarëve të tjerë të ekipit.

PROFILI I KËRKUAR

Kërkesa specifike

  • Diplomë universitare në drejtësi; diplomë master ose doktoraturë nga një universitet jashtë Shqipërisë do të përbënte një avantazh të veçantë;
  • Minimumi 3 vjet përvojë pune në këtë fushë, mundësisht në sistemin e drejtësisë dhe / ose në një projekt të BE-së në fushën e drejtësisë apo në një institucion ndërkombëtar;
  • Aftësi të forta ligjore dhe analitike;
  • Njohuri mbi sistemin shqiptar të drejtësisë, procesin e reformës së drejtësisë dhe përmbajtjen e reformës së drejtësisë;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe terminologjisë ligjore në gjuhën angleze dhe shqipe;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze.

Kërkesa të përgjithshme

  • Aftësi për të komunikuar zgjidhje për problemet në mjedise të ndryshme ligjore, si dhe për t’u ofruar këshilla për pyetjet e përditshme përfituesve përfundimtarë;
  • Fleksibilitet dhe pjekuri gjykimi;
  • Aftësi për të punuar nën drejtim, si dhe për të përdorur iniciativën e vet;
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive në një numër nivelesh dhe metodash të ndryshme;
  • Aftësi për të punuar nën trysni dhe për të respektuar afatet;
  • Asnjanësi politike;
  • Orientim kah ekipi dhe zgjidhjet;
  • Profil i përshtatshëm për të punuar brenda një ekipi multidisiplinar;
  • Aftësi për të kuptuar dhe respektuar të gjitha klasifikimet konfidenciale (si të qeverisë, ashtu edhe të natyrës tregtare) të çdo dokumenti, deklarate ose informacioni tjetër qeveritar apo tregtar, që atij / asaj mund t'i jepet gjatë ushtrimit të detyrave të tij / saj.
Languages:
Seksionet editoriale: