Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Seminari i katërt BE-Shqipëri i Dialogut Politik për përfshirjen e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri

Tiranë, Shqipëri, 12/12/2018 - 12:40, UNIQUE ID: 181212_9
Joint Statements

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë dhe Komisioni Evropian organizuan së bashku në Tiranë, më 12 dhjetor 2018, një Seminar mbi Përfshirjen Sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane. Ky ishte seminari i katërt i romëve i organizuar në Shqipëri që nga viti 2011, i fundit u zhvillua në prill 2016.

Përfaqësuesit e institucioneve kombëtare dhe vendore, OJQ-të, misionet diplomatike dhe organizatat ndërkombëtare morën pjesë në seminar dhe diskutuan arritjet e deritanishme, sfidat e ardhshme dhe zgjidhjet e mundshme konkrete në fushat kryesore për integrimin e romëve dhe egjiptianëve: strehimi, arsimi, punësimi , kujdesi shëndetësor, regjistrimin civil dhe ri-integrimi i të kthyerve.

Zonja Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale dhe zonja Marta Garcia Fidalgo, Këshilltare për koordinimin e politikave rome në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian bashkëkryesuan seminarin. U mbajtën gjithashtu fjalime nga Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Luigi Soreca, Pika Kombëtare e Kontaktit e Romëve dhe Sekretarja e Përgjithshëm e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zonja Merita Xhafaj, si dhe nga Drejtori i organizatës së shoqërisë civile ‘Roma Active Albania’, zoti Adriatik Hasantari.

Ambasadori i BE-së Soreca tha: "Përfshirja sociale dhe ekonomike e romëve është një nga prioritetet e agjendës së zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti, për Shqipërinë. Ajo do të mbetet një prioritet themelor gjatë tërë procesit të anëtarësimit. Bashkimi Evropian, së bashku me partnerë të tjerë ndërkombëtarë dhe më e rëndësishmja, me përfshirjen aktive të shoqërisë civile, jo vetëm që do ta monitorojë nga afër, por edhe do ta mbështesë zbatimin e politikave të lidhura me romët".

"Shqipëria ka bërë përparim të madh në lidhje me përfshirjen e romëve dhe egjiptianëve, duke rritur qasjen në programet e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale. Megjithatë, edhe me këto shifra inkurajuese mbetet shumë për t'u bërë për punësimin dhe integrimin social dhe ekonomik të këtyre komuniteteve. Prandaj unë besoj që platforma e dialogut publik që ne po zhvillojmë me shoqërinë civile, institucionet e pavarura dhe partnerët ndërkombëtarë është çelësi për ta maksimizuar këtë angazhim dhe për të mos lënë askënd pas", tha Ministrja Manastirliu.

Zonja Martmea Garcia Fidalgo nënvizoi se përparimi me integrimin e romëve është i barabartë me përparimin në procesin e zgjerimit. Vetëm një veprim i përbashkët i koordinuar i të gjithë lojtarëve do të japë rezultate të qëndrueshme, tha ajo.

 

Informacion bazë

Që nga viti 2007, BE-ja ka ofruar mbi 10 milionë Euro për Shqipërinë për të mbështetur përfshirjen socio-ekonomike dhe integrimin e romëve.

Në Shqipëri ka pasur një përparim fillestar në aspektin e politikave të strehimit, si dhe rritjen e numrit të romëve që kanë qasje në arsim, punësim dhe shërbime sociale. Rezultatet tani duhet të bëhen të qëndrueshme. Nga ana tjetër, mbetet shumë për të bërë për të përmirësuar më tej qasjen e popullatës rome në punësim, shëndetësi dhe banim. Zbatimi i konkluzioneve të seminarit do të monitorohet nga afër dhe do të përfshihet në dialogun e rregullt të politikave mes BE-së dhe Shqipërisë.

Konkluzione dhe Rekomandime: 

Languages:
Seksionet editoriale: