Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Njoftim paraprak mbi Thirrjen e 2të për Projekt Propozime - Shqipëri - Kosovë 2014 - 2020

15/11/2018 - 16:55
Grantet

 

Programi IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar (CBC) "Shqipëri-Kosovë 2014-2020" njofton se thirrja e dytë për projekt propozime do të nisë në dhjetor 2018 (indikativisht).

Qëllimi i përgjithshëm i Programit CBC është të stimulojë zhvillimin më të balancuar, përfshirës dhe të qëndrueshëm socio-ekonomik të zonës ndërkufitare.

Zona e zgjedhur e Programit është si më poshtë:

- në Shqipëri: Rajonet e Kukësit dhe Rajoni i Lezhës

- në Kosovë: Rajoni Ekonomik Jugor, Rajoni Ekonomik Perëndimor.

 

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion për thirrjen e dytë është 2.040.000 € (fondet e BE-së).

 

Thirrja do të përqendrohet në Prioritetin Tematik dhe Objektivin Specifik të Programit si më poshtë:

  • TP 1: Mbrojtja e mjedisit, promovimi i përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimaterike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut.
  • SO 1: Mbrojtja dhe ruajtja, si dhe valorizimi i burimeve mjedisore në zonën e Programit

 

Dhe do të synojë në mënyrë indikative:

 

  • Veprime për të mbrojtur dhe rritur biodiversitetin në lumenj, liqene dhe peizazhe të tjera ujore;
  • Veprime për zvogëlimin e ndotjes së ujërave sipërfaqësore përmes menaxhimit të integruar të mbeturinave të ngurta në liqene dhe lumenj;
  • Veprime për të mbështetur dhe promovuar të ashtuquajturit "korridore ujorë" në zonën ndërkufitare;
  • Veprime për të mbështetur pyllëzimin si dhe menaxhimin e integruar të peizazhit;
  • Veprime për restaurimin, mbrojtjen dhe menaxhimin efikas të zonave të mbrojtura natyrore;
  • Inkurajimi i aktiviteteve ekonomike miqësore me mjedisin përmes veprimeve të partneritetit dhe rrjetëzimit ndërmjet autoriteteve vendore dhe rajonale nga të dy anët e kufirit për të synuar çështjet mjedisore dhe për të siguruar përgjegjësinë vendore;
  • Promovimi i ndërgjegjësimit mjedisor dhe edukimit mbi rëndësinë e mbrojtjes së burimeve mjedisore;
  • Mbështetja e ndërhyrjeve në infrastrukturën mjedisore në shkallë të vogël dhe prokurimi i pajisjeve;
  • Hartëzimi ndërkufitar dhe sistemet e integruar të monitorimit të mjedisit;
  • Ndërhyrje në shkallë të vogël për nxitjen e energjisë së rinovueshme;

 

Çdo operacion do të ketë një komponent thelbësor të infrastrukturës / investimit që duhet të përbëjë të paktën 70% të vlerës totale të operacionit.

Aplikantët potencialë inkurajohen të fillojnë përgatitjen e projekt ideve të tyre dhe të ndërtojnë partneritetet e tyre. Përveç kësaj, aplikantët potencialë këshillohen fuqimisht të lexojnë me kujdes pjesët përkatëse të Programit të Bashkëpunimit për prioritetet, objektivat specifikë, rezultatet dhe aktivitetet indikative:

https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/pdf/kosovo/ipa/2015/2014_-_2020_ipa_cbc_albania-kosovo.pdf

Strukturat e Programit do të organizojnë dy konsultime publike me palët e interesuara vendore para fillimit të Thirrjes, më saktë:

  • Në Kukës, më 3 dhjetor 2018 (vendi do të shpallet së shpejti)
  • Në Prizren, më 4 dhjetor 2018 (vendi do të shpallet së shpejti)
Languages:
Seksionet editoriale: