Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Thirrje për shprehje interesi: Promovimi i trashëgimisë kulturore shqiptare

Mbyllur
Punët

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në kuadër të “Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore”, po planifikon çeljen e një tenderi për lidhjen e një kontrate për promovimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë duke financuar shërbimet e renditura më poshtë:

 

• Krijimi i një aplikacioni mobil për vendet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Qëllimi i aplikacionit është të promovojë vendet kulturore të Shqipërisë duke ofruar informacione falas në internet mbi vendndodhjen dhe historinë e vendeve të trashëgimisë kulturore shqiptare. Aplikacioni mund të fokusohet në një ose disa vende historike dhe mund të përfshijë tipare të realitetit të shtuar, duke shtuar kështu përjetimin e vizitorëve ose duke rikrijuar mjedise historike.

Financimi i vlerësuar rreth 40 000 Euro

 

• Seri televizive mbi Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj kulturore

Prodhimi i dhjetë dokumentarëve prej 60 minutash secili, që do t'i japin publikut ndërkombëtar dhe vendor njohuri më të mira për trashëgiminë kulturore dhe historinë e rajoneve të ndryshme në Shqipëri.

Financimi i vlerësuar rreth 40 000 Euro

 

Individët, organizatat e shoqërisë civile dhe operatorët ekonomikë të specializuar ftohen të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në këta tendera deri më 2 nëntor 2018, duke dërguar një email me informacionin përkatës të kompanisë dhe shërbimet e ofruara në: Delegation-Albania-Administration@eeas.europa.eu

 

Delegacioni i BE-së në Shqipëri do t’i kontaktojë operatorët ekonomikë të interesuar në momentin e fillimit të procedurës së prokurimit në fillim të nëntorit.

 

Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk angazhohet të japë asnjë nga kontratat e përmendura. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri nuk mund të detyrohet, në asnjë rrethanë, të lidhë një kontratë në bazë të shprehjes së interesit.

 

Lutemi, vini re rregullat e rëndësishme të zbatueshme për të gjitha procedurat e tenderit dhe të prokurimit të Bashkimit Evropian:

 

 · Mbrojtja e të dhënave:

https://eeas.europa.eu/sites/eeas/files/procurement_-_privacy_statement.pdf

· Mbrojtja e interesave të BE-së:

http://ec.europa.eu/budget/explained/management/protecting/protect_en.cfm

· Informacion mbi kontratat me Bashkimin Evropian:

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders_en

Seksionet editoriale:
Languages: