Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor: Avancimi i bashkëpunimit rajonal dhe reformave

27/09/2018 - 16:57
Lajmet

Si në Nju Jork dhe ashtu edhe në Bruksel, BE këtë javë po punon me partnerët e Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar reformat dhe procesin e integrimit, duke përfshirë promovimin e bashkëpunimit efektiv rajonal.

EU and Western Balkans: Taking forward regional cooperation and reforms

“Zotimi ynë i përbashkët për të ndihmuar të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor që të ndërmarrin hapa të pakthyeshëm përpara në rrugën e tyre të integrimit në BE është i qëndrueshëm si gjithnjë", tha Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja Federica Mogherini pas takimit me krerët e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së të 73. në Nju Jork. Bashkë me Komisionarin Johannes Hahn, Përfaqësuesja e Lartë, me liderët diskutoi zhvillimet dhe përparimet e fundit në rajon dhe nënvizoi nevojën për punë të qëndrueshme në reformat e lidhura me BE-në dhe bashkëpunim më të sinqertë dhe më efektiv.

Paralelisht, Komisioni Evropian, sot në Bruksel, mbajti takimin e parë me Shqipërinë dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për të filluar procesin e shqyrtimit teknik (skriningut). Kjo është pjesë e punës përgatitore që Komisioni filloi pas konkluzioneve të Këshillit në qershor të vitit 2018, me të cilët u përcaktua rruga drejt hapjes së negociatave të pranimit me këto dy vende në qershor 2019. Me këtë hapet një fazë e re, dinamike, të integrimit në BE, që synon të nxisë më tej progresin në reformat që duhet të sjellin përfitim për të gjithë qytetarët. Takimi u përqendrua në diskutimet për gjyqësorin dhe të të drejtave themelore, që është përmbajtja e një prej kapitujve kryesorë të Acquis të BE-së.