Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Hapen aplikimet për Shkollën Evropiane 2018!

25/09/2018 - 18:03
News stories

Shkolla Evropiane hap dyert sërish, nga data 22 deri më 26 tetor, për studiuesit e rinj, përfaqësuesit e administratës publike, OShC-ve, medias, biznesit dhe grupeve të tjera të interesit në Shqipëri.
Kursi 5 ditor, synon të identifikojë dhe angazhojë aktorë të spikatur të të gjitha fushave, duke krijuar një grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit evropian, të cilët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Jeni i/e interesuar të merrni pjesë? Dërgoni brenda datës 05.10.2018, një CV, një letër motivimi dhe një ese të shkurtër mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, përmes postës elektronike në adresën: Info.Kkie@parlament.al

Për më shumë informacion vizitoni faqen: https://goo.gl/Epq8Wy

Seksionet editoriale: