Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian Luigi Soreca paraqet letrat e tij kredenciale

19/09/2018 - 15:25
News stories

Sot, Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Luigi Soreca, i paraqiti letrat e tij kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij Ilir Meta. Ambasadori Soreca do të përfaqësojë Bashkimin Evropian në Shqipëri dhe do të shërbejë si Shef i Delegacionit të BE-së në Tiranë për katër vitet e ardhshme.

"Është një nder të përfaqësoj Bashkimin Evropian në një moment vendimtar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt pranimit në BE. Këshilli i Bashkimit Evropian ka përcaktuar një rrugë të qartë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019. Unë do të punoj ngushtësisht me autoritetet shqiptare dhe në koordinim me Shtetet Anëtare të BE-së, për të siguruar që reformat e nevojshme jo vetëm të konsolidohen, por edhe të thellohen.
Është një privilegj personal të kthehem në Shqipëri pasi kam udhëhequr ekipin e BE-së që negocioi dhe zbatoi regjimin e tij pa viza me Bashkimin Evropian. Pres me padurim lajme të mira të ngjashme gjatë katër viteve të ardhshme, me rezultate që do ta përmirësojnë më tej jetën e përditshme të shqiptarëve".

Ambasadori Soreca është një shtetas italian me eksperiencë të gjerë në çështjet e shtetit ligjor, zbatimit të ligjit, sigurisë dhe migracionit në nivel evropian dhe ndërkombëtar. Për më shumë informacion rreth Ambasadorit klikoni këtu.

Languages:
Seksionet editoriale: