Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Bashkimi Evropian forcon mbështetjen e tij për lirinë e medias dhe gazetarët e rinj në Ballkanin Perëndimor

19/09/2018 - 12:17
News stories

EU-WB Media Days 2018

BE-ja e ka rritur mbështetjen e saj për lirinë dhe zhvillimin e medias në Ballkanin Perëndimor, me fokus te llogaridhënia e medias, financimi, ndërtimi i kapaciteteve, bashkëpunimi rajonal dhe gazetarët e rinj. Kjo u konfirmua në konferencën e dytë “Ditët e Medias për BE-Ballkani Perëndimor", më 17-18 shtator, në Shkup.

Johannes Hahn, Komisioner për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, tha:

"Mbrojtja dhe ruajtja e të drejtave themelore, si liria e medias, janë shumë të rëndësishme edhe për përparimin e mëtejshëm në udhën e BE-së. Ndërkohë që Strategjia jonë për Ballkanin Perëndimor ka nxitur një dinamikë të re për integrimin e rajonit në BE, nuk kemi parë shumë progres në fushën e lirisë së medias. Për të nxitur progresin edhe në këtë fushë, Ditët e Medias së këtij viti vënë një theks të fortë tek arsimimi dhe trajnimi i gazetarëve të rinj, si dhe te veprimet që forcojnë njohuritë e medieve, nxisin pajtimin dhe mbështesin pavarësinë, mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike të një skene të gjallë mediatike."

Njoftimi i plotë për shtyp, skeda informative - Mbështetja e BE-së për mediat në Ballkanin Perëndimor dhe broshura “Paketa e Zgjerimit të BE-së 2018” - Liria e shprehjes, informimi për shoqërinë dhe mediet janë të disponueshme në internet. Fjalimi i hapjes dhe vërejtjet përmbyllëse të Komisionerit Johannes Hahn, si dhe vërejtjet e tij në konferencën për shtyp me Zoran Zaevin, Kryeministrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, janë gjithashtu të disponueshme. Fotografitë dhe videot janë në EbS. 

(Për më shumë informacion: Maja Kocijančič - Tel .: +32 229 86570, Alceo Smerilli - Tel. : +32 229 64887).

Languages:
Seksionet editoriale: