Delegation of the European Union to Albania

Seminar këshillimor mbi Angazhimin e Qytetarëve për Politikat Efektive të Buxhetit

Tirana, 16/04/2018 - 16:33, UNIQUE ID: 180416_12
Speeches of the Ambassador

Të dashur pjesëmarrës,

Jam e lumtur që ndodhem këtu, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të diskutohen të gjitha çështjet që lidhen me përdorimin transparent të parave publike.

  • Objektivi i buxhetit të qytetarëve është rritja e transparencës dhe rrjedhimisht fuqizimi i qytetarëve.
  • Informacioni është pushtet. Është një e drejtë, por gjithashtu edhe një përgjegjësi.
  • Është ende fakt që institucionet shtetërore dhe qytetarët nuk kanë qasje në të njëjtin informacion. Shteti duhet të veprojë në interes të publikut dhe qytetarëve u duhen dhënë mjetet për t'i bërë autoritetet përgjegjëse. Legjislacioni për qasjen në informacion, konsultimet publike dhe buxhetet e qytetarëve janë thelbësore këtu.
  • Çështja është si zbatohet.
  • Por shumë shpesh gjuha e buxheteve dhe e numrave është e huaj për shumë prej nesh "jo specialistëve". Një buxhet i mirë i qytetarëve përkthehet në histori në gjuhën e përditshme dhe në fotografi që janë të lehta për t'u lexuar për çdo qytetar të interesuar.
  • Për shembull, buxheti i një qytetari për arsimin shpjegon objektivin që qëndron prapa kostove: përmirësimin e programeve mësimore, trajnimin e mësuesve, ndërtimin e shkollave më të mira – ai gjithashtu përdor grafikë që janë menjëherë të kuptueshme.
  • Buxheti i një qytetari nuk është thjesht një copë letër, por ai ju jep fuqi për të advokuar për zgjedhje politike. Kjo mund të bëhet përmes asambleve të lagjes, mbledhjeve të bashkisë, asambleve tematike apo sektoriale, seancave dëgjimore mbi buxhetin kombëtar dhe natyrisht internetit.
  • Një buxhet më transparent mundëson krahasime midis qyteteve, rajoneve ose vendit. Njohja e kostos së planifikuar për km rrugë të ndërtuar mundëson krahasimin dhe lobimin për shpenzime me kosto më efektive. Qartësia mbi sasinë e parave të shpenzuara për student mundëson një debat më të informuar mbi arsimin fillor.
  • Në këtë kuptim, është gjithashtu një mjet thelbësor fuqizimi për të luftuar kundër korrupsionit.
  • Shumë vende kanë përvoja pozitive me buxhetet e qytetarëve, veçanërisht në nivelin e bashkive ku qytetarët ndiejnë një lidhje të drejtpërdrejtë me rezultatet në terren.
  • Në qeverisjen qendrore, është shumë e rëndësishme për qeveritë që të shpjegojnë objektivat, kufizimet dhe shpenzimet e propozuara, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë se cilat janë kompromiset dhe prioritetet pasi kurrë nuk do të ketë para të mjaftueshme për të financuar të gjitha idetë.
  • Në Shqipëri, BE-ja ka nxitur përmirësim e menaxhimit publik të financave për vite. Buxhetimi i qytetarëve është një nga prioritetet tona, sepse është me rëndësi thelbësore për transformimin e marrëdhënieve midis qytetarëve dhe shtetit, si bërthama e qeverisjes së mirë.
  • Natyrisht që procesi është ende shumë i ri në Shqipëri. Ai nisi në vitin 2015 dhe është ende në fazën formuese. Por ne duam të punojmë edhe më ngushtë me organizatat joqeveritare për t'i bërë më të kuptueshme dhe më të përgjegjshme financat publike - dhe në fund të ditës, të fuqizojmë të gjithë qytetarët shqiptarë.

 

Languages:
Editorial Sections:

Author