Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Takimi i tretë i Komisionit të Monitorimit të IPARD-it BE-Shqipëri zhvillohet në Tiranë

20/03/2018 - 00:00
News stories

Bashkimi Evropian (BE) dhe Qeveria e Shqipërisë mbajtën sot në Tiranë takimin e tyre të 3-të të Komisionit të Monitorimit të IPARD-it, duke u fokusuar në përgjegjësinë e ardhshme të autoriteteve shqiptare me detyrat e vënies në zbatim të buxhetit për Instrumentin për Para-Anëtarësim për programin e Zhvillimit Rural (IPARD).

Photo Credits: Ministry of Agriculture and Rural Developement

Bashkimi Evropian (BE) dhe Qeveria e Shqipërisë mbajtën sot në Tiranë takimin e tyre të 3-të të Komisionit të Monitorimit të IPARD-it, duke u fokusuar në përgjegjësinë e ardhshme të autoriteteve shqiptare me detyrat e vënies në zbatim të buxhetit për Instrumentin për Para-Anëtarësim për programin e Zhvillimit Rural (IPARD). Takimi u drejtua bashkërisht nga Z. Niko Peleshi, Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural dhe Z. Liam Breslin, Shef i Njësisë për Asistencën para-Anëtarësimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të Komisionit Evropian.

IPARD u mundëson fermerëve dhe agrobizneseve shqiptare të kenë qasje në 71 milionë Euro të financuara nga BE-ja për periudhën 2018-2020. Programi IPARD do të kontribuojë shumë për shtimin e konkurrencës të sektorëve të bujqësisë dhe ushqimit, në përputhje me standardet kombëtare dhe ato të BE-së mbi sigurinë ushqimore, kërkesat veterinare dhe fitosanitare në dobi të konsumatorëve vendorë. Ai do t’u mundësojë po ashtu produkteve shqiptare qasje në tregjet e BE-së dhe diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale të vendit, çka do të çojë në një cilësi më të mirë të mjeteve rurale të jetesës.

Ministria shqiptare e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural do të hapin së shpejti thirrjen e parë për aplikime duke u fokusuar tek “Investimet në asete fizike të fermave bujqësore” dhe “Investimet në asete fizike lidhur me përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe atyre të peshkimit”.

Languages: