Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

”FORCIMI I KAPACITETEVE TË KOMISIONIT PËR MBROJTJEN E KONSUMATORIT DHE SEKRETARIATIT TEKNIK”

Tirana, 09/11/2017 - 11:49, UNIQUE ID: 171109_4
Press releases

Programi Kombëtar IPA 2014 për Shqipërinë / Instrumenti i Integrimit Evropian

 

Ditën e enjte, më datë 9 nëntor 2017, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u zhvillua ceremonia përmbyllëse e projektit të binjakëzimit "Forcimi i kapaciteteve të Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Sekretariatit Teknik" i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar bashkërisht nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe partnerët e Republikës së Lituanisë, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, Autoriteti Shtetëror i Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Agjencia Qendrore e Menaxhimit të Projekteve.

Qëllimi i këtij projekti ishte fuqizimi dhe rritja e kapaciteteve institucionale të autoriteteve shqiptare për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit nëpërmjet harmonizimit të praktikave të lidhura me praktikat më të mira të BE-së. Në kuadër të këtij projekti, vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të njohurive dhe kapaciteteve për parandalimin dhe hetimin e shkeljeve të së drejtave të konsumatorit, me qëllim zvogëlimin e dëmtimi të konsumatorit dhe nxitjen e konkurrencës së ndershme mes bizneseve. Gjithashtu, u dhanë rekomandime për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të autoriteteve për mbrojtjen e konsumatorit.

Një numër i konsiderueshëm aktivitetesh iu dedikuan rritjes së sensibilizimit të publikut për të drejtat e konsumatorit, duke zhvilluar aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit, duke hartuar materiale me shikimit për rritjen e vizibilitetit për të drejtat e konsumatorit dhe programe për edukimin e konsumatorit. Anketat mbi perceptimin e konsumatorit për performancën e tregut të zhvilluara në kuadër të këtij projekti bënë të mundur identifikimin e çështjeve kryesore në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, të cilat duhet të trajtohen në të ardhmen për fuqizimin e konsumatorëve në Shqipëri. Projekti gjithashtu nxiti bashkëpunimin ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë në mbrojtjen e konsumatorit, duke i ftuar ata të marrin pjesë në disa aktivitete të projektit.

Projekti me vlerë 250.000,00 euro u zbatua përgjatë një harku kohor prej tetë muajsh, në bashkëpunim të ngushtë mes partnerëve lituanezë dhe shqiptarë.

Projektet e binjakëzimit sjellin së bashku ekspertizën e sektorit publik nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe të vendeve përfituese, me qëllim mbështetjen e transpozimit, zbatimit dhe fuqizimit të legjislacionit të BE-së, dhe gjithashtu nxisin marrëdhëniet afatgjata mes administratave të vendeve ekzistuese dhe atyre të ardhshme të BE-së.

Languages:
Seksionet editoriale: