THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

EU Ambassador Romana Vlahutin speech at the Public Consultation on the 2018 Albania Annual Report

06.11.2017
Teaser

Annual report is not a box ticking exercise. It is not done for the EU, but for Albania. Reforms do not happen because the European Union asked for it, but because Albanians ask for it and it is important that the report reflects the real scope of change felt and experienced by Albanians.

Text

Të dashur pjesëmarrës nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare,

Çdo vit Komisioni Evropian miraton dokumentin e tij strategjik për zonën e zgjerimit. Ai vlerëson progresin e bërë në çdo vend dhe përcakton rekomandimet për vitin e ardhshëm.

Këtë vit “paketa e zgjerimit” do të publikohet në prill 2018, dhe jo si zakonisht në nëntor. Kjo do të lejojë një grupim në publikimin e statistikave ekonomike për vitin e kaluar. Tranzicioni nga nëntori në prill nënkupton gjithashtu që periudha raportuese është më e gjatë se zakonisht: nga nëntori 2016 në janar 2018.

Është një raport nga Komisioni te Këshilli, në mënyrë që Shtetet Anëtare të mund të vlerësojnë progresin e vendeve dhe të diskutojnë rekomandimet e Komisionit. Çdo vendim lidhur me hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt BE-së merret nga Shtetet Anëtare bazuar tek rekomandimi i Komisionit.

Si bëhet kjo? Komisioni mbledh informacione nga shumë burime: qeveria, Delegacioni, Shtetet Anëtare, shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, biznesi, misionet qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme, misionet partnere, raporti sektorial, shqyrtimi i përputhshmërisë, të gjitha mblidhen,  krahasohen dhe konfirmohen.

Raporti 2018 për Shqipërinë do të jetë shumë i rëndësishëm. Vitin e kaluar Komisioni bëri një Rekomandim të kushtëzuar për çeljen e negociatave, me kusht që gjatë vitit 2017 të arrihet progres. Kjo ka të bëjë me hapat vendimtare për reformën e drejtësisë, përfshirë vetingun – por edhe me progresin e besueshëm dhe të qëndrueshëm në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë luftën kundër kultivimit dhe tregtisë së kanabisit, luftën kundër korrupsionit, reformën e administratës publike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Për ne, ajo çka shoqëria civile thotë apo kontribuon është me shumë rëndësi.

Krahasuar me vitet e kaluara kemi vendosur t’i kushtojmë 2 ditë të plota mbledhjes së kontributeve tuaja, përfshirë edhe ato me shkrim.

Ne duam të punojmë krah për krah me shoqërinë civile. Ju keni një  rol vendimtar për t’i dhënë zë gjithë qytetarëve shqiptarë dhe për t’i bërë institucionet të përgjegjshme.

Në këtë proces, roli i shoqërisë civile si rojtare dhe mbrojtëse është jetike. Këto konsultime përfaqësojnë një moment kyç që ju të reflektoni mbi progresin dhe të identifikoni fushat për përmirësim apo për reagim të ashpër. Ju keni njohuritë në terren që janë me rëndësi thelbësore për kapacitetin tonë për të kuptuar progresin e vërtetë të vendit.

Është e rëndësishme që shoqëria civile të organizohet dhe të angazhohet në mënyrë sistematike për të siguruar përfaqësimin e interesit të qytetarëve në çdo vendim, reformë apo politikë që prek jetët e tyre të përditshme. Për këtë, Delegacioni i BE-së do ta do të bëjë çmos për t’i ndihmuar organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri dhe për të ngritur kapacitetin tuaj.

Po ashtu, është e rëndësishme që institucionet, qeveria, parlamenti, bashkitë, të tregojnë angazhim më të madh politik dhe masa konkrete për zbatuar politikat e dyerve të hapura me shoqërinë civile.

Raporti vjetor nuk është një kutizë ku ushtrohesh duke vënë shenja. Nuk bëhet për BE-në, por për Shqipërinë. Reformat nuk ndodhin sepse i ka kërkuar Bashkimi Evropian, por sepse shqiptarët i kanë kërkuar dhe është me rëndësi që raporti të reflektojë shtrirjen e vërtetë të ndryshimit të ndierë dhe të përjetuar nga shqiptarët.

Faleminderit për kontributin tuaj.

Kategoria
Speeches of the Ambassador
Location

Tirana

Editorial sections
Albania