Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Fjalimi i Ambasadores se BE-së në Takimin e përbashkët për Projektin e Gazsjellësit Adriatik-Jon

Tirana, 08/09/2017 - 12:59, UNIQUE ID: 170908_8
Speeches of the Ambassador

Gazifikimi i Ballkanit Perëndimor i bën njëkohësisht vendet më të ndërlidhur dhe i sjell më pranë standardeve evropiane. Në këtë perspektivë historike reforma e sektorit të energjisë dhe ngritja e një tregu rajonal të energjisë të lidhur me tregun e energjisë së BE-së janë vendimtare në mënyra që shkojnë përtej objektivave të energjisë.

Të dashur ministra, i dashur Ambasador, të dashur pjesëmarrës,

Jam  shumë e lumtur të shoh progresin e paraqitur sot në projektet e gazit në Shqipëri dhe në rajon. Veçanërisht progresi i Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) dhe planet për një Gazsjellës Adriatik-Jon janë të një rëndësie vendimtare.

Këto korridore janë shumë  strategjike si për Bashkimin Evropian ashtu dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për BE-në është me rëndësi kritike që gazi nga furnizuesit të kalojë në Evropë përmes Korridorit Jugor të Gazit dhe Gazsjellësit Trans-Adriatik.

Me Bashkimin e Energjisë, një ndër 10 përparësitë e Komisionit Juncker, ne synojmë ta bëjmë energjinë më të sigurt, më të përballueshme dhe të qëndrueshme. Bashkimi i Energjisë e ka  identifikuar Korridorin Jugor të Gazit si kontribut kyç për sigurinë e energjisë për BE-në, duke sjellë burimet e gazit në Kaspik dhe në Azinë Qendrore në tregjet evropiane.

Gazsjellësi Adriatik-Jon do të shumëfishojë përfitimet nga  Korridorin Jugor i Gazit dhe TAP, duke mundësuar gazifikimin e Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Njëkohësisht, do t’u japë këtyre vendeve dhe Shqipërisë qasje në terminalin e ardhshëm LNG në Kroaci.

Interesi dhe përfitimet janë të qarta si për BE-në ashtu dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Diversifikimi dhe siguria e burimeve të energjisë janë me rëndësi strategjike për vendet e rajonit. Pa kaluar më larg se muajt e fundit në Shqipëri, varësia e tepërt nga hidroenergjia ka pasur kosto të kushtueshme këtë verë. Ky rajon, ashtu si BE-ja, ka nevojë t’i ndryshojë kanalet e furnizimit në varësi të kostos financiare apo politike.

Ajo çka kuptoj nga diskutimi i sotëm është se rajoni po e përmirëson kuadrin e tij ligjor për të tërhequr investime në rrjetet e gazit, gjenerimin e energjisë dhe rrjetet e transmetimit. Ka shumë besim dhe shumë mbështetje politike për të ecur përpara.

Dhe në shumë mënyra, ajo çka po diskutojmë sot nuk ka lidhje vetëm me furnizimin me energji. Kuptimi i Komunitetit të Energjisë, që i ka dhënë Gazsjellësit Adriatik-Jon statusin e Projektit të Interesave të Ndërsjella, është që palët t’u përmbahen elementëve kryesorë të politikës evropiane të energjisë në një proces që i sjell ata gjithnjë e më pranë BE-së.

Gazifikimi i Ballkanit Perëndimor i bën njëkohësisht vendet më të ndërlidhur dhe i sjell më pranë standardeve evropiane. Në këtë perspektivë historike reforma e sektorit të energjisë dhe ngritja e një tregu rajonal të energjisë të  lidhur me tregun e energjisë së BE-së janë vendimtare në mënyra që shkojnë përtej objektivave të energjisë.    

Përveç përfitimeve shumë të mëdha ekonomike që u sjellin vendeve si Shqipëria në terma të të ardhurave dhe investimeve, këto projekte janë gjithashtu një mundësi për një transferim të njohurive dhe teknologjisë të sjellë në vend.

Për ta mbyllur, më lejoni të them qartë se ne e mirëpresim rritjen e bashkëpunimit mes Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, në veçanti krijimin e Njësisë së Menaxhimit të Projekteve, që rrit shanset për interesin e investitorëve potenciale.

Siç e dini, Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor ka financuar tashmë studimeve për maturimin e projektit dhe është gati për të siguruar grante investimi për pjesët e investimeve të Shqipërisë dhe Malit të Zi. BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë bashkëpunimin e ngushtë me gjithë palët e interesuara dhe investitorët potencialë që ky projekt përparësor të zbatohet në kohë.

Ndërkaq është një sinjal i shkëlqyer të shohësh Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje & Hercegovinën dhe Shqipërinë të përpiqen së bashku, me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve dhe unë shpresoj se ky bashkëpunim do të sjellë fryte.

Languages:
Seksionet editoriale: