Delegation of the European Union to Albania

Deklaratë e përbashkët nga Ambasadat e Vendeve Anëtare të BE-së dhe nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri

Tirana, 13/06/2017 - 17:29, UNIQUE ID: 170613_23
Joint Statements

 

Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë u bëjnë thirrje gjithë autoriteteve përkatëse që t’i përmbahen plotësisht angazhimit të tyre për zbatimin e reformës së drejtësisë që u votua njëzëri në parlamentin shqiptar rreth një vit më parë. Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç parashikohet në legjislacionin që është rishikuar tanimë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, duhet të fillojë. BE-ja kujton se progresi i besueshëm dhe i prekshëm i pesë përparësive kyçe, zbatimi i reformës së drejtësisë dhe në veçanti i ligjit të rivlerësimit janë thelbësore për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Languages:
Editorial Sections: