Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi

Letër e Komisionerit Hahn për Kryeministrin Rama në përgjigje të letrave nga Ministrat Gjosha dhe Vasili në lidhje me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM)

Tirana, 17/02/2017 - 23:16, UNIQUE ID: 170217_11
Press releases

I dashur Kryeministër,

 

Më duhet t’ju tërheq vëmendjen për çështje që lidhen me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), veçanërisht pas pyetjeve të dy anëtarëve të qeverisë suaj. Këto pyetje janë bërë përkatësisht nga Ministria Gjoshamë 15 shkurtdrejtpërdrejt për mua dhe nga Ministri Vasili, më 13 shkurt, Kreut të Delegacionit të BE-së në Tiranëmes marrësve të tjerë. Të dyja këto letra kërkonin sqarime mbi punën e ONM-së.

 

Duke qenë se procesi që çoi në krijimin e ONM-së ishte i koordinuar ngushtë me Qeverinë e Shqipërisë, u habita nga pyetjetPrandaj dëshiroj të rikujtoj elementekyçe të shkëmbimeve të mëparshme mes shërbimeve të Komisionit Evropian dhe zyrave tuaja. Përveç se parashikohet shprehimisht në Kushtetutë dhe në legjislacionin përkatësngritja e ONM-së filloi pas ftesës së Qeverisë së Shqipërisë.

 

Më 18 janar 2017, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, z. Engjëll Agaçi, i paraqiti një kërkesë zyrtare z. Christian Danielssonsi Drejtori i Përgjithshëm kompetent në shërbimet e Komisionit Evropian, që ONM-ja të niste veprimtaritë.

 

Më 26 janar 2017, z. Danielsson u përgjigj duke konfirmuar se Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin arritur një marrëveshje administrative për bashkëpunim për ngritjen e ONM-së. Teksti i marrëveshjes iu bashkëngjit letrësZ. Danielsson shpjegoi se, që ONM-ja të kryente detyrat e saj të përcaktuara me ligj, do të ngrihej një Bord Menaxhimi i përbërë nga përfaqësues  Komisionit Evropian dhe Shteteve  Bashkuara të Amerikës. Duke kërkuar që gjithë institucionet dhe autoritetet përkatëse në Shqipëri të siguronin asistencën dhe bashkëpunimin e nevojshëm që ONM-ja të kryente detyrat dhe rolin saj gjatë procesit të rivlerësimitz. Danielsson njoftoi gjithashtu se aktivitetet do të koordinoheshin nën Kryesinë e Drejtores për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e ZgjerimitznjGenoveva Ruiz Calavera.

 

Më shkurt 2017, para prezantimit të aktivitetit zyrtar monitorues nga ONM-ja në terren, znjCalavera i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë me informacion të hollësishëm mbi ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtarë që do të monitoronin krijimin e organeve të rivlerësimitNë të njëjtën korrespondencëznjCalavera dha gjithashtu informacion të hollësishëm mbi aspektet kyçe të organizimit të brendshëm administrativ të ONM-së, siç u vendos mes shërbimeve të Komisionit Evropian, Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Departamentit të Drejtësisë.

 

Pas këtij shkëmbimi letrashONM-ja nisi në kohën e duhur, sapo filloi zbatimi i ligjit të rivlerësimit. U emëruan dhe u sollën në terren vëzhguesit ndërkombëtarë, sipas planit të njoftuar me mbledhjen e seancës konstitutive të bordit të menaxhimit të ONM-së. Ky nuk është një organ mbi ONM-në, por është pjesë thelbësore e ONM-së, që garanton vazhdimësinë administrativekoordinimin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në ONM, lidhjen me autoritetet përkatëse dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve monitoruese për të cilat janë emëruar specialistë të lartë nga Bordi i Menaxhimit.

 

Kushtetuta dhe legjislacioni parashikojnë si ONM-në ashtu dhe vëzhgues ndërkombëtarë individualëMeqë pyetjet nga anëtarët e qeverisë suaj përfshinin vënien në pikëpyetje të legjitimitetit të strukturave të ONM-së, ndihem i detyruar të kujtoj se:

 

Ardhja e ONM-së parashikohet në Nenin të Aneksit të Kushtetutës së Shqipërisë, të ndryshuar në korrik 2016, që parashikon skemën për të ashtuquajturin "Vlerësim i Përkohshëm i Kualifikimitdhe rregullohet më tej në legjislacionin përkatës dytësor (Ligji nr. 84/2016 mbi "Rivlerësimin e përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë").
Kushtetuta e Shqipërisë bën dallimin mes vëzhguesve ndërkombëtarë që duhen sjellë në terren gjatë fazave të ndryshme të procesit (duke kërkuar që të identifikohen mes profesionistëve me të paktën 15 vjet përvojë në sistemin gjyqësor të vendeve të tyre përkatësedhe ONM-së që do të ngrihet nën drejtimin e Komisionit Evropian.
Kushtetuta e Shqipërisë parashikon qartë se ONM-ja pritet "ta mbështesë procesin e rivlerësimit duke monitoruar dhe mbikëqyrur gjithë procesin e rivlerësimit" dhe se "do të drejtohet nga Komisioni Evropian". Në fakt, bordin e drejton një Drejtore nga Komisioni Evropian.
Kushtetuta e Shqipërisë parashikon gjithashtu se ONM-ja përfshin partnerë në kuadrin e procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimit Euro-Atlantik. Këtpartnerë kanë përfaqësim në bord.
ONM-ja duhet t’i "emërojëkëta vëzhgues (Neni B, paragrafi 2 Aneksit të Kushtetutës). Pra, buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta që ONM-ja duhet të ketë një organ që vendos inter alia për këto emërime. Siç vërehet më poshtë, bordi e ka informuar në kohë Qeverinë e Shqipërisë për vëzhguesit afatshkurtër të emëruar, si dhe për stafin e tyre.

 

Siç ju është bërë me dije, ekspertë të lartë nga gjyqësorët e shteteve anëtarë të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rekorde profesionale të shquara, u emëruan sipas rregullave për të kryer drejtpërdrejt veprimtaritë e monitorimit në terren në kuadrin e ONM-së. Për momentin, ka ardhur një ekip vëzhguesish afatshkurtër. Në këtë fazë, vëzhguesve ndërkombëtarë u është besuar në mënyrë të veçantë monitorimi i krijimit të organeve të rivlerësimit.

 

Pasi të jenë krijuar organet e rivlerësimit dhe të nisë procesi i vërtetë i rivlerësimit, do të emërohet një ekip vëzhguesish ndërkombëtarë afatgjatë dhe do të sillet për të monitoruar aktivitetet e strukturave vendore kompetenteBE-ja ka caktuar 10 milionë  për këtë objektiv, në kuadrin e Instrumentit për Asistencë para Anëtarësimit.

 

Komisioni Evropian ka marrë drejtimin e ONM-së me angazhimin më të madh për të mbështetur procesin dhe për të lehtësuar arritjen e objektivave për të cilat është parashikuar ky proces në Kushtetutë. Të jini i sigurt, z. Kryeministër, se ky angazhim i madh dhe përqasja rigoroze do të jenë baza e ONM-së përgjatë ushtrimit të rivlerësimit.

 

Siç e dini, shtetet anëtare të BE-së dhjetorin e kaluar e morën pozitivisht parasysh rekomandimin e Komisionit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në varësi të progresit të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e reformës së drejtësisënë veçanti për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

Në këtë aspekt ONM-ja luan një rol vendimtar për besueshmërinë e të gjithë procesit dhe unë kam besim se Qeveria e Shqipërisë, në tërësinë e saj, e kupton njësoj procesin e mësipërm dhe vazhdon t’i mbështesë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar.

 

Sinqerisht Juaji,

 

Johannes Hahn

Languages:
Seksionet editoriale: