THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

Komisioni Evropian jep 90 milionë Euro për Shqipërinë

23.12.2016
Teaser

Komisioni sapo miratoi Programin 2016 për Shqipërinë me një grant prej 89.7 milionë Euro për ta mbështetur vendin në udhën e tij drejt anëtarësimit në BE.

Text

Komisioni Evropian sapo miratoi Programin 2016 për Shqipërinë me një grant prej 89.7 milionë Euro për ta mbështetur vendin në udhën e tij drejt anëtarësimit në BE. Programi ndjek politikën e zgjerimit "në fillim parimet” duke u fokusuar në fushat e shtetit ligjor, të drejtave themelore, qeverisjes së mire, zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës. Ai mbështetet në programet 2014 dhe 2015 në kuadrin e Instrumentit për Asistencën Para-Anëtarësim (IPA II), që arrin në një total prej 649.4 milionë Euro për Shqipërinë gjatë periudhës 2014-2020.

Programi mbështet në mënyrë specifike zbatimin e strategjisë së Shqipërisë për luftën kundër korrupsionit dhe reformën e gjyqësorit, duke vazhduar programin e tij të asistencës teknike EURALIUS.

Programi mbështet gjithashtu sektorin e transportit, me fokus te mirëmbajtja e rrugëve për të siguruar efikasitetin në planifikimin dhe shpenzimin e burimeve publike.

Gjithashtu, do të sigurohet mbështetje për sektorin e mjedisit me fokus te zbatimi i strategjisë për furnizimin me ujë dhe ujërat e zeza, si dhe te bujqësia dhe zhvillimi rural, veçanërisht për zhvillimin e një kadastre të truallit dhe përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe standardeve veterinare dhe fitosanitare, duke pasur parasysh forcimin e eksporteve agro-ushqimore, si dhe sektorin e peshkimit. Kjo do të kontribuojë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke krijuar më shumë vende pune dhe prosperitet për gjithë  qytetarët e saj.

Veç kësaj, do të sigurohet asistencë financiare për shoqërinë civile dhe për mbështetjen e pjesëmarrjes së Shqipërisë në programet dhe agjencitë e Bashkimit Evropian, si "Erasmus+", "Horizon 2020" dhe "Creative Europe", në dobi të drejtpërdrejtë të qytetarëve shqiptarë.  

Shqipëria përfiton gjithashtu nga asistenca e BE-së në kuadrin e programit shumëvendësh IPA II, që siguron mbështetje financiare në shkallë rajonale.

- Faqja për Shqipërinë e Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit e Komisionit: http://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/countries/detailed-country-information/albania_en

 

Kategoria
Local Statements
Location

Tirana

Editorial sections
Albania