Delegation of the European Union to Albania

Të rinj nga Shqipëria do të thonë fjalën e tyre për të ardhmen e Evropës

Tirana, 20/12/2016 - 10:05, UNIQUE ID: 161219_11
Press releases

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Jordan Misja” do të marrin pjesë në Asamblenë Rinore YEYS

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) ka përzgjedhur Shkollën e Mesme “Jordan Misja” nga Shqipëria për të marrë pjesë në  edicionin e vitit  2017 të Evropa Juaj, Fjala Juaj (YEYS), asambleja e përvitshme rinore e Komitetit që debaton mbi sfidat e mëdha që has Evropa.

 

Nga më shumë se 680 aplikime u zgjodhën me short të hapur 33 shkolla – një nga secili prej 28 Shteteve Anëtare të BE-së dhe 5 vendeve kandidate (Shqipëria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia) në prani të Zëvendës Presidentit të EESC-së Gonçalo Lobo Xavier dhe anëtarëve të EESC-së Katiana Vicens Guillén dhe Indrė Vareikytė.

 

Organizuar gjatë 60 vjetorit të Traktatit të Romës, edicioni 2017 i "Evropa Juaj, Fjala Juaj" do t’u japë të rinjve shansin për të propozuar zgjidhje për sfidat kryesore politike që has Evropa.  Çdo shkollë do të dërgojë në Bruksel një delegacion me tre nxënës 16-17 vjeç dhe një mësues për të marrë pjesë në seancën plenare rinore 30-31 mars 2017. Nxënësit do të debatojnë dhe do të votojnë për sfidat politike që has BE-ja, si dhe do të sugjerojnë zgjidhjet e tyre. 

 

Përgatitjet për YEYS do të nisin në fillim të vitit 2017 me vizitën e një anëtari të EESC-së nga secili vend në secilën prej shkollave të zgjedhura, për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për seancën plenare rinore, duke i njohur me EESC-në dhe duke u shpjeguar rolin e saj në procesin e vendim-marrjes në BE.

 

Përmes kësaj nisme EESC, zëri i shoqërisë civile, synon të sigurojë që mendimet, përvojat dhe idetë e brezit të ri të dëgjohen në politikë-bërjen e BE-së.

Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:

Aikaterini Serifi – EESC Zyra e Shtypit

E-mail: press@eesc.europa.eu

Tel: +32 2 546 9175

______________________________________________________________________________

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian përfaqëson komponentët e ndryshëm ekonomikë dhe socialë të shoqërisë civile të organizuar. Është një organ konsultativ institucional i krijuar nga Traktati i Romës 1957. Roli i tij konsultativ u mundëson anëtarëve të tij, dhe rrjedhimisht organizatave që ata përfaqësojnë, të marrin pjesë në procesin e vendim-marrjes në BE. Komiteti ka 350 anëtarë në mbarë Evropën të emëruar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

_______________________________________________________________________________

Languages:
Editorial Sections:

Author