BE-ja përkrah rrjetin e të verbërve për përfaqësim në Ballkanin Perëndimor, 19 qershor 2012 (19/06/2012)

Të mërkurën, më 20 qershor, në suaza të projektit të financuar nga BE-ja “Rrjeti i personave të verbër për përfaqësim në Ballkanin Perëndimor”, Unioni i të verbërve do të organizojë një debat për të prezantuar aktivitetet e projektit dhe për të diskutuar arritjet e tij kryesore. Audiencës do t’i drejtohen Ambasadori Aivo ORAV, Shef i Delegacionit të BE-së, Muedin Kahvexhi, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, zj. Didre BOJD, Koordinatore Residente e KB-së, z. Zharko SELLKOVSKI, Kryetar i Unionit të personave të verbër dhe zj. Milica TËRPEVSKA, Koordinatore e Projektit, të cilët do të diskutojnë rëndësinë e ndërtimit të një komuniteti përfshirës, ku personat e verbër dhe ata me vështirësi shikimi integrohen në mënyrë të suksesshme.

Debati do të mbahet në Qendrën Informative të BE-së (M.H. Jasmin 52v), në ora 11:00.

Në kuadër të projektit të njëjtë, më 27 qershor, në ora 19:30, do të organizohet koncerti i dytë rajonal i artistëve të verbër - Zëri i Dritës – në Organizatën e Shtëpisë së Bamirësisë "Dare Xhambaz" (rr. 11 Oktomvri 42-A, Shkup)

Projekti “Rrjeti i të verbërve për përfaqësim në Ballkanin Perëndimor” është iniciativë rajonale e financuar nga Bashkimi Evropian për t’u dhënë mundësi të verbërve në mbarë rajonin të tejkalojnë barrierat etnike, kulturore, sociale dhe institucionale me anë të kultivimit të dialogut produktiv midis personave të verbër, organizatave që i përfaqësojnë ata dhe institucionet shtetërore nacionale në rajon.

Rezultatet kryesore të projektit janë themelimi i bazës së përbashkët organizative, kulturore dhe të njohurisë, për të krijuar rrjete midis shoqatave nacionale dhe personave të verbër në mbarë rajonin, inicimi i aktivitetit të partneritetit të mbështetur nga shoqatat nacionale të bazuara në anëtarësi, dhe atë në ish Republikën jugosllave të  Maqedonisë, Shqipëri dhe Malin e Zi, të cilat kanë për qëllim këmbimin, diskutimin dhe promovimin e përvojave më të mira të përfaqësimit dhe punësimit të personave të verbër si dhe përfundimi dhe vazhdimësia e përpjekjes kryesore rajonale për ofrimin e perspektivës krahasuese të përfaqësimit, arsimimit dhe punësimit të personave të verbër në qendër të vëmendjes të opinionit publik dhe të politikë-bërësve nacionalë në tre vende të Ballkanit.

Projekti “Rrjeti i të verbërve për përfaqësim në Ballkanin Perëndimor” implementohet përmes programit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, të financuar në suaza të Instrumentit për Ndihmë Para-Anëtarësuese (IPA) – Ndihma për Shoqërinë Civile – Programet Rajonale “Përkrahja e Aktiviteteve të Partneritetit për Pakicat /Organizatat e Grupeve të Cenueshme“.

Raporti krahasues lidhur me statusin e të verbërve në Ballkanin Perëndimor dhe Raporti Nacional mbi statusin e të verbërve, të cilët u krijuan në suaza të projektit, do të prezantohen dhe do t’u orëzohen pjesëmarrësve.

Veç kësaj, debate do të eksplorojë perpsektivën nacionale dhe përpjekjet për përmirësimin e gjendjes për personat e verbër, në pajtim me vlerat evropiane dhe në harmoni me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejta të personave me aftëzi të kufizuara.  Debati do të trajtojë nevojat e të verbërve dhe personave me shikim të vështirësuar, në aspektin e qasjes së barabartë të informacionit, prodhimeve dhe shërbimeve, rolin e  barabartë në procesin e vendim-marrjes, mundësitë e barabarta për pjesëmarrje në procesin arsimor në të gjitha nivelet, si dhe mundësitë e barabarta të punësimit. 

Kësaj komunikate për shtyp i bashkangjisim edhe agjendën e konferencës për shtyp.

Ftohen gazetarët dhe fotografët të informojnë mbi këtë eveniment.

Pjesëmarrësit do të luten të lidhin sytë me fasha për sy, si shenjë solidariteti dhe gatishmërie për të përjetuar botën e të verbërve.

Kanalet televizive do të luten të zbehin imazhin për një moment gjatë transmetimit të debatit, në mënyrë që të jepet vetëm transmetimi i zërit.
Për informata lidhur me këtë Komunikatë për Shtyp, ju lutemi kontaktoni z. Konstantin Jovanovski, Përgjegjës për Shtyp dhe Informacion. Tel: +389 (0)2 3248 500. E-mail: konstantin.jovanovski@ec.europa.eu

AGJENDA
BE-ja përkrah rrjetin e të verbërve për përfaqësim në Ballkanin Perëndimor

Data: 20 qershor 2012
Vendi: Qendra Informative e BE-së

11:00 – 11:05  Fjala hyrëse

Zharko SELLKOVSKI, Kryetar i Unionit të të verbërve

11:05 – 11:10  Hyrja

Çedo SOPKIQ, Moderator   

11:10 – 11:20  Vlerat evropiane dhe mbrojtja e personave me nevoja të veçanta

Aivo ORAV, Shef i Delegacionit të BE-së

11:20 - 11:30   Perspektiva nacionale dhe përpjekjet për përmirësimin e gjendjes të personave të verbër  

Muedin Kahvexhi, Sekretar Shtetëror, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

11:30 - 11:40   Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e të personave me aftësi të kufizuara

Didre BOJD, Koordinator Resident i Kombeve të Bashkuara

11:10 - 11:50   Prezantimi i aktiviteteve të projektit dhe rekomandimet

Milica TËRPEVSKA, Koordinatore e Projektit “Rrjeti i personave të verbër për përfaqësim në Ballkanin Perëndimor”

11:50 - 12:30   Diskutim