Dita Evropiane e Gjuhëve (23/09/2011)

Me rastin e përvjetorit të 10-të të Ditës Evropiane të gjuhëve, në Qendrën Informative të BE-së, të hënën, më 26 shtator, me fillim në orën 13:00, do të organizohet diskutim i hapur me titull ‘Shumë gjuhë, një familje: arritja e kompetencës ndërkulturore përmes plurilingualizmit’.

Me rastin e përvjetorit të 10-të të Ditës Evropiane të gjuhëve, në Qendrën Informative të BE-së, të hënën, më 26 shtator, me fillim në orën 13:00, do të organizohet diskutim i hapur me titull ‘Shumë gjuhë, një familje: arritja e kompetencës ndërkulturore përmes plurilingualizmit’.

Audiencës do t’i drejtohet z. Robert LIDEL, Kryes detyre, Delegacioni i Bashkimit Evropian, zj. Eleonora ZAPROVA, Drejtoreshe e Këshillit Britanik, z. Zhan-Iv LAVOAR, Drejtor i Qendrës Kulturore Franceze, z. Tomas DIEKHAUS, Shefi i Institutit Gete, Prof.  Anastasija GJURÇINOVA Ph.D., Fakulteti Filologjik “Blazhe Koneski” dhe Presidente e Institutit Dante Aligieri, dhe Prof. Ana DIMISHKOVSKA, Ph.D., Fakulteti Filozofik – Shkup.

Objektivat e përgjithshme të Ditës Evropiane të Gjuhëve janë: informimi i publikut lidhur me rëndësinë e mësimit të gjuhëve dhe diversifikimin e gjuhëve të ndryshme të mësuara, për të shtuar plurilingualizmin dhe kuptimin ndër-kulturor; promovimin e llojllojshmërisë së pasur linguistike dhe kulturore të Evropës, e cila duhet ruajtur dhe kultivuar dhe inkurajimin e mësimit jetësor të gjuhëve në shkollë dhe jashtë saj, qoftë kjo për shkaqe studimi, për nevoja profesionale, për qëllime të mobilitetit dhe për këmbime.

Dita Evropiane e Gjuhëve, e organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, ka qënë e suksesshme dhe ka involvuar miliona njerëz në aktivitete që përgëzojnë diversitetin linguistik të Evropës dhe në promovimin e mësimit të gjuhëve.

Agjendën e evenimentit e keni të bashkangjitur në këtë kumtesë për shtyp.

Gazetarët dhe fotografët ftohen të marrin pjesë dhe të raportojnë mbi evenimentin.

Për informata lidhur me këtë Kumtesë për Shtyp, ju lutemi kontaktoni:
z. Konstantin Jovanovski, Përgjegjës për Shtyp dhe Informacion
Tel: +389 (0)2 3248 500
E-mail: konstantin.jovanovski@ec.europa.eu

Agjenda

13:00 – 13:05 Prezantimi i moderatorit

13:05 – 13:15 Diversiteti linguistik i Evropës – bazë për trashëgiminë kulturore të kontinentit
Z. Robert LIDEL, Kryes detyre, Delegacioni i Bashkimit Evropian

13:15 – 13:25 Gjuha angleze – shembull i arritjes së kompetencës ndërkulturore me anë të kompetencës gjuhësore
Zj. Eleonora ZAPROVA, Drejtoreshë e Këshillit Britanik

13:25 – 13:35 Gjuha franceze – shembull i arritjes së kompetencës ndërkulturore me anë të kompetencës gjuhësore
z. Zhan-Iv LAVOAR, Drejtor i Qendrës Kulturore Franceze

13:35 – 13:45 German language – shembull i arritjes së kompetencës ndërkulturore me anë të kompetencës gjuhësore
Z. Tomas DIEKHAUS, Shef i Institutit Gete

13:45 - 13:55 Gjuha italiane shembull i arritjes së kompetencës ndërkulturore me anë të kompetencës gjuhësore
Prof.  Anastasija GJURCINOVA Ph.D., Fakulteti Filologjik “Blazhe Koneski” dhe Kryetare e Institutit Dante Aligieri Institute

13:55 – 14:05 Mendimet mbi gjuhët kontemporane të Evropës: Kuptimi më i mirë reciprok – plurilingualizmi si mjet për tejkalimin e dallimeve kulturore
Prof. Ana DIMISHKOVSKA, Ph.D., Fakulteti Filozofik – Shkup 

14:05 – 14:30 Diskutim me publikun

14:30 – 14:35 Përmbyllje e evenimentit nga moderatori

14:35 – 15:00 Pije freskuese