Futja e Teknologjive të reja dhe e-Mësimit në Shkollat e Kosovës (12/12/2011)

Në ditët e sotme, të rinjtë përdorin teknologjinë informative dhe për komunikim (TIK) në baza ditore. 
 
Në këtë epokë digjitale, sigurimi i qasjes në TIK për të gjithë është një prioritet i BE-së, dhe BE-ja mbështetë Ministrinë e Arsimit (MASHT) në punën e saj për promovimin e e-mësimit dhe TIK-ut në arsim.

Me ndihmën e fondeve të BE-së:

  • 40 shkolla dhe institucione arsimore janë pajisur me pajisje TIK
  • 2000 mësimdhënës janë trajnuar për përdorimin e TIK-ut dhe e-Mësimit gjatë mësimdhënies në klasë
  • 60 punonjës mbështetës të TIK-ut janë trajnuar për mirëmbajtje të pajisjeve TIK
  • 100 zhvillues të e-Përmbajtjes janë trajnuar se si të zhvillojnë materialin e e-Përmbajtjes, i cili do të përdoret në shkollat e Kosovës

Në bazë të komenteve të mësimdhënësve të Kosovës,  përdorimi i TIK-ut dhe pajisjeve të e-Mësimdhënies në klasë i bënë ligjëratat më interesante si dhe i stimulon nxënësit, pasi që procesi zhvillohet në mënyrë interaktive dhe përdorimi i teknologjisë i bënë lëndët të gjalla. 
Ministria e Administratës Publike i ka lejuar institucionet shkollore dhe shkollat të përdorin rrjetin e saj të gjerë të komunikimit elektronik në tërë Kosovën. Ministria ka mbështetur punën për zhvillimin e një rrjeti të komunikimit elektronik për shkollat dhe institucionet arsimore në Kosovë. 
 
Departamenti i Telekomunikimit i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ka këshilluar MASHT-in për zhvillimin e planit të veprimit për e-Mësim dhe punën e saj të mëtutjeshme në këtë sektor. Me qëllim të ndërtimit të një infrastrukture me një brez të gjerë frekuencor, në të cilin mund të kenë qasje të gjitha shkollat e Kosovës, përfshirë edhe ato në viset rurale.
 
Entuziazmi dhe angazhimi i pjesëmarrësve të projektit – mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, Universitetit të Prishtinës, qendrave didaktike, Departamenteve Komunale të Arsimit në tërë Kosovën – ka qenë esencial për suksesin e projektit.
 
Për të siguruar qëndrueshmërinë e këtyre aktiviteteve, është esenciale që Qeveria e Kosovës të rrisë ndarjen e fondeve të saj për TIK për arsim. Komunat dhe shkollat kanë për detyrë të sigurojnë se pajisjet mirëmbahen në mënyrë të duhur dhe se komuna dhe shkollat ndajnë fonde për të mbuluar shpenzimet operacionale të pajisjeve.
 
Komisioni Evropian do të monitorojë përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve gjatë muajve të ardhshëm për të parë se si Qeveria e Kosovës po e ndanë buxhetin e saj për arsim dhe përdorimin e TIK-ut në arsim në periudhën e ardhshme. Komisioni Evropian është i hapur për të dhënë mbështetje në të ardhmen për këtë çështje, mirëpo kërkohet përkushtimi vetë-financues i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrive pjesëmarrëse për ti siguruar donatorët për qëndrueshmërinë e kësaj çështje. Të gjitha vendet e Evropës janë duke bërë investime të mëdha në arsim dhe në të ardhmen digjitale për fëmijët dhe rininë e tyre. Për të qenë konkurruese, jo vetëm në Evropë, por ndërkombëtarisht, edhe Kosova duhet të investojë shumë më shumë në ardhmërinë e saj digjitale.
 
Website http://www.itpilotproject.eu/