Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë
Të reja

14/06/2013 - Komisioni Evropian dhe autoritetet kosovare diskutuan për ekonomi, statistikë dhe kontroll financiar
Autoritetet prezantuan situatën aktuale të reformave strukturale në sektorët kryesorë, si shëndetësi, administrim publik dhe politikë të privatizimit. Ashtu si edhe në vitet e kaluara, Komisioni ka rekomanduar një prioritizim të fuqishëm të shpenzimeve në nevojat e mëdha dhe urgjente. Komisioni ka theksuar se Qeveria ka miratuar një strategji për sektorin privat dhe se ka për qëllim të zhvillojë zonat ekonomike. Në fushën e politikave fiskale dhe ekonomike, u diskutuan fushat kryesore ekonomike, përfshirë këtu rritjen e GDP-së, inflacionin, tregun e punës dhe bilancin e pagesave. Përderisa Kosova ka mbajtur me sukses stabilitetin financiar, vitin e kaluar është parë një ngadalësim ekonomik, i cili është pasqyruar edhe në rritje më të ulët se sa që është parashikuar, rreth 2.5.%.

13/06/2013 - Marrëveshja Kosovë-Serbi ka të bëjë me konsolidimin e paqes
Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së/PSBE në Kosovë ka theksuar të enjten që marrëveshja në mes të Serbisë dhe Kosovës është reale. "Kjo ka të bëjë dhe do të jetë për ndryshimin e situatës në vend, jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo edhe në rajon,” tha Zhbogar në një konferencë për marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë ka theksuar se marrëveshja ka për qëllim konsolidimin e paqes.

12/06/2013 - BE/PSBE dhe KiE prezantuan raport vlerësues mbi Krimin Ekonomik në Kosovë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Këshilli i Evropës bashkë-organizuan një konferencë në kuadër të projektit të përbashkët kundër krimit ekonomik në Kosovë. Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve kosovare në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, shpërlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Projekti përfshin dy cikle vlerësimi. Cikli i parë i përfunduar ka vlerësuar kornizën ekzistuese rregullative dhe institucionale, si dhe efikasitetin e masave, ka identifikuar rreziqet, mangësitë dhe ka ofruar rekomandime afat-shkurtëra dhe afat-gjata. Cikli i dytë do të synojë sigurimin e implementimit të vazhdueshëm përmes përcjelljes së veprimeve të ndërmarra nga autoritetet në Kosovë
In Focus

Samuel Zhbogar u takua me fituesit e Kuizit të Evropës 2013
Vizita nëpër vendet historike në Lublanë, takimi me Komisioneren Androulla Vassiliou në Bruksel, një ditë e kaluar në “Disneyland”, lundrimi me barka në Venedik dhe vizita në ndërtesën më të lartë në Frankfurt ishin disa prej momenteve më të jashtëzakonshme që fituesit i ndanë në takim. Kreu i Zyrës së BE-së/PSBE, Samuel Zbogar, i inkurajoi ata që ta sjellin në Kosovë përvojën e tyre nga ky udhëtim nëpër vendet e Bashkimit Evropian.

Komisionerja Vassiliou mirëpret fituesit e Kuizit të Evropës 2013
Komisionerja Evropiane për Arsim, Shumëgjuhësi, Kulturë dhe Rini, Androulla Vassiliou, mirëpriti më 10 qershor 2013 pesë “evro-ekspertët” e shkollës fillore 'Bajram Curri' nga Rahoveci, fitues të Kuizit të Evropës 2013. Komisionerja Vassiliou u shpjegoi atyre mënyrën se si funksionon Komisioni Evropian dhe se çfarë bën BE në fushat e përgjegjësisë së saj. Ajo theksoi në veçanti programin e ri arsimor të BE-së “Erasmus for All” për arsim, trajnim dhe rini, i cili, siç theksoi ajo, do të mundësojë një rritje prej 40% të buxhetit për periudhën 2014-2020. Zyra e Komisioneres Androulla Vassiliou ishte ndalesa e parë e udhëtimit të fituesve të Kuizit të Evropës 2013 për në Bruksel. Blerta, Erandi, Laura, Ditjona dhe Nazmiu nga Rahoveci, biseduan me Komisioneren rreth përvojave të tyre gjatë garës së Kuizit të Evropës dhe udhëtimit të tyre në Bruksel.
Lajmet kryesore nga Bashkimi Evropian
- 19/06/13 - Ashton remarks after meeting with Egyptian Foreign Minister Mohamed Kamel Amr

- 19/06/13 - Deputy Secretary General Maciej Popowski speech at the OSCE
[181 KB] - 19/06/13 - Catherine Ashton sur la signature d'un accord de paix préliminaire au Mali

- 18/06/13 - Joint statement by European Commission President Barroso and European Council President Van Rompuy after the G8 Summit in Lough Erne (UK), 17-18 June 2013










